Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DËRRMÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Copëz e një sendi të dërrmuar a të thyer, thërrmijë; dërrmake. U nda në njëqind dërrmi.2. Dhembje trupi nga lodhja e madhe; dërrmim5. Nuk e merrte veten …
Shfaq përkufizimin e plotë →DËRRMÍL/E,~JA f. kryes. sh. ~E, ~ET Dërrmake1.
Shfaq përkufizimin e plotë →DËRRMÍM,~I m. 1. Veprimi kur dërrmoj diçka; copëtim. Dërrmimi i plisave.2. Shkoqje e misrit, e grurit etj. Dërrmimi i misrit.3. Plagosje nga përplasja, shembje. Dërrmimi i krahut.4…
Shfaq përkufizimin e plotë →DËRRMÍSH vep., ~A, ~UR kal. 1. Kruaj trupin aq shumë sa gërvisht lëkurën; gjakos një pjesë të trupit duke e kruajtur. E dërrmishi kurrizin.2. Gërvisht, rrjep. Dërrmishi këmbët. Ia …
Shfaq përkufizimin e plotë →DËRRMÍSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dërrmishin a kur dërrmishet diçka. Dërrmishja e lëkurës.2. Vendi ku dërrmishet dikush, gërvishtje.
Shfaq përkufizimin e plotë →DËRRMÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zhvoshkje, gërvishtje e lëkurës etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →DËRRMÍSHUR (i, e) mb. I gërvishtur, i gjakosur; i rrjepur, i zhvoshkur. Lëkurë e dërrmishur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë