Fjalori
DËRRASË

DËRRÁSË mb., fig., bised. 1. I sheshtë, i rrafshët; petë. E ka gjoksin dërrasë (zakonisht për një vajzë a grua me gjokspazhvilluar). Koka gur, barku dërrasë. (fj. u.).
2. fig., bised., keq. I trashë nga mendja, budalla; që s’di gjë fare. Është fare dërrasë. Ishte dërrasë (në matematikë).
Sin.: i sheshtë, i rrafshët, i trashë, budalla, dangall, dallamango, i dallashitur, dërrasëçarë, dërrasëmangët.

DËRRASË

DËRRÁS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Fletë prej druri jo shumë e trashë, zakonisht e ngushtë, që nxirret duke sharruar një trung për së gjati dhepërdoret si lëndë ndërtimi; copë nga kjo fletë me përmasandryshme. Dërrasë e hollë (e trashë, e shkurtër, e gjatë). Dërrasë pishe (lisi, ahu). Copa dërrasash. Shtrat prej dërrasë. Dysheme (tavan) prej dërrase. Urë prej dërrase. Parmakë me dërrasa. Valixhe dërrase. Gjerësia (gjatësia) e dërrasës. Sharron (çan) dërrasa. Pres dërrasën. E shtroi (e veshi) me dërrasa. Kur merr dërrasaplasur, çahet e tëra. (fj. u.).
2. Diçkaështë ndërtuar me fletëtilla druri ose me copa prej tyre; diçka e ngjashmekëtë fletë. Dërrasa e basketbollit tabela e basketbollit. Dërrasë bung (etnogr.) copë dërrase, që vihet sipër fytyrës së të vdekuritmbështjellë me qefin, që të mos bjerë dheu mbi të. Dërrasa e dritares parvazi i dritares. Dërrasa e mishit copë prej flete të trashë druri, mbicilën presim mishin. Dërrasë shahu (dame) fushë shahu (dame). Dërrasa e zezë faqe prej fletësh të tilla druri, e lyer me bojëzezë, që shërben për të shkruar mbi të me shkumës. Laj (pastroj, kruaj) dërrasat laj dyshemenë. Ulemdërrasë ulemdysheme.
3. Pllakë guri, rrasë. Nxorri dërrasa në mal. E mbuloi çatinë me dërrasa.
4. zakon. sh., bised. Veshëzat e parmendës. Dërrasat e parmendës.
5. Diçka e ngjashme me një copëkësaj flete. Dërrasa e kraharorit (anat.) eshtër e gjerë në mes të kraharorit, ku lidhen brinjët.
M’u barku dërrasë shih m’u barku petë. U dërrasë (dhogë) (dikush). 1. U lig e u dobësua shumë; u tret e u tha; u petë. 2. shih u dru2 (dikush). Çan dërrasa (dikush) bised. flet kot, thotë gjepura; lodhetfoluri e s’e dëgjon njeri; merret me punë boshe; çan ashra; flet në erë; bluan egjër; grin lakra bised.; grin sallatë bised.; rreh ujë në havan; i bie legenit bised. Për ta çarë dërrasa përçm. shih për ta ndarëkatërsh. Çaj dërrasa pa pykë lodhem e mundohem pa arritur ndonjë përfundim; përpiqem shumë, kërkojarrij diçka me çdo kusht, me vështirësimëdha e pa mjetet e nevojshme. Dërrasë me gdhe (me nyjë) keq. njeri shumë i trashë nga mendja dhe kokëfortë; njeri i pagdhendur. Ka një dërrasë (ca dërrasa) mangët (dikush) tall. është ca budalla; i mungon një dërrasë (dikujt); i ka krisur një dërrasë (dikujt); ka një hatull mangët; (është) i metë nga nga mendja (nga trutë); s’është në të; s’ështëterezi; s’është në liq; s’është tamam (nga koka). E ka hambarin dërrasë (dikush) nuk është mirë nga gjendja ekonomike, është trokë; nuk ka asgjëhambar; (është) kripëdiell; kund. e ka hambarin plot. Kërcen (hidhet) si *edhidërrasë (dikush). I ka krisur një dërrasë (dikujt) tall. është bërë si i luajtur mendsh, s’e mban dot më veten; ka një dërrasë (ca dërrasa) mangët (dikush) tall.; i janë liruar rrathët; e kanë lëshuar rrathët (dikë). (E mbaj) si *edhin në dërrasë (dikë) krahin. Mbeta dërrasë shih mbeta kripë (e shëllirë). I mungon një dërrasë (dikujt) tall. shih ka një dërrasë (ca dërrasa) mangët (dikush) tall. Nuk shkeldërrasë (në dhogë) të kalbur (dikush) nuk biegabim, është shumë i kujdesshëmsjellje e në veprime që të mos e pësojë, nuk vepron pa i peshuar mirë punët; nuk hipëndegëhollë; nuk futet (nuk hyn) në ato thekra. Ia shkel *gazit (në dërrasë). Iu zbërthyen dërrasat (dikujt) humbi arsyen, lajthiti; e lanë mendtë (dikë); iu liruan vidhat.


Rezultate të ngjashme

DËRRASËMÁNGËT mb., keq. I mangët, që s’është në rregull nga trutë; që ka një dërrasë (ca dërrasa) mangët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DËRRASËTHÝER mb., keq. Që gabon shpesh, që nuk është shumë i kujdesshëm në sjellje e në veprime, që vepron pa i peshuar mirë punët, që shkel në dërrasë të kalbur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DËRRÁSËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pullazinë. Dërrasëzat e çatisë. Vë (heq) dërrasëzat.2. Copë e vogël dërrase për parket. Dërrasëzat e parketit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DËRRASAÇÁRË mb., përb. I pagdhendur, shumë i trashë nga mendja, që s’ha pykë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DËRRASÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dërrasoj diçka; shtrim me dërrasa. Dërrasimi i dhomës.2. Vend i ngritur me dërrasa për folësin; podium.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DËRRÁSK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dërrasëz parketi, dërrasë e vogël.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►DËRRAS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës.,vet. v. III e DËRRASÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DËRRAS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shtroj me dërrasa (një dhomë, një sallon etj.). I dërrasoi dy dhoma.2. fig. Përgënjeshtroj dikë dhe i mbyll gojën. - E dërrasova para burrave të …

Shfaq përkufizimin e plotë →

DËRRÁSTË (i, e) mb. 1. I ndërtuar a i bërë me dërrasa; që është prej dërrase. Barakë e dërrastë.2. fig. I sheshtë, i rrafshët si dërrasë. Gjoks i dërrastë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DËRRASÚAR (i, e) mb. I shtruar me dërrasa. Vend i dërrasuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.