Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DËN/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. drejt. E quaj dikë fajtor për një krim a një faj dhe e ndëshkoj me vendim gjyqi; kund. fal. E dënuan fajtorin (kriminelin, keqbërësin). E dënoi rëndë (ashpër). E dënuan për vjedhje (për vrasje, për tradhti). E dënuan në mungesë. E dënuan me dhjetë vjet burg.
2. E ndëshkoj dikë për një gabim ose për shkelje të rregullave etj.; ndëshkoj; kund. fal. E dënoi fëmijën (nxënësin). E dënoi i ati (e ëma). E dënoi kolektivi.
3. Shprehem kundër diçkaje të gabuar, të dëmshme a të ulët; kund. fal. Dënojmë agresionin (provokacionet). E dënuan njëzëri.
4. vet. v. III E ndalon si të padrejtë, nuk e lejon. E dënon ligji. E dënonte zakoni (kanuni).
✱Sin.: ndëshkoj, ndaloj, ngas, nis, cenoj, prek.
DËN/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. dhe jokal. Pakësoj; heq, zvogëloj. Lopa e dënon qumështin para se të pjellë. - Më duhet t’i dënoj vjegëzat. I dënoi barrën kalit. Ky krua as nuk shton, as nuk dënon.
2. bised., kal. Ngas, nis, prek (një gjellë). - Mos e dëno gjellën!
3. fig., jokal., vet. v. III Bën që dikush të vuajë nga një e keqe a nga një fatkeqësi. E ka dënuar sëmundja.
✱Sin.: pakësoj, shteroj, heq, zvogëloj, ngushtoj, ligem, ligështohem, dobësohem.
►DËN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e DËNÓJI. Dënohet me ligj. U dënua njëzëri (nga të gjithë). U dënua pa të drejtë. Kur falet e liga, dënohet e mira. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →►DËN/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e DËNÓJII.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë