Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DËNGLAMÁN,~E mb., bised., keq. Dënglamadh.
DËNGLA-MËNGLA,~T f. vet. sh., bised., keq. Gjepura, fjalë boshe. - Mos më fol dëngla-mëngla.- E kush i dëgjon dëngla-mënglat e tij!
Shfaq përkufizimin e plotë →DËNGLAMÁDH,~E mb., bised., keq. 1. Që thotë dëngla, që shet shumë dëngla, që thotë gjepura; mburracak, dënglaman.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Mos i dil përpara kët…
Shfaq përkufizimin e plotë →DËNGLASHÁN,~E mb. 1. Që ka shumë pretendime, kërkesa a teka. Qenka burrë dënglashan.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Dënglashane e lindur. Dënglashan i keq.
Shfaq përkufizimin e plotë →DËNGLÁT (DËNGLÁS) vep., ~A, ~UR jokal. Flas kot e vend pa vend, shes dëngla. Dënglaste gjithë ditën.
Shfaq përkufizimin e plotë →DËNGLÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur dënglat; e folura kot, e folura vend e pa vend. Tërë ditën me dënglatje mbete.
Shfaq përkufizimin e plotë →DËNGLAXHÍ,~U m., sh. ~NJ, ~NJTË përçm. Ai që shet dëngla, dënglamadh. - S’e kishte shokun si dënglaxhi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë