Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DËNG/ËL,~LA f. kryes. sh. ~LA, ~LAT bised. Lëvdata me fjalë të bukura e të mëdha, por pa vlerë; gjepura, pallavra. Flet (thotë) dëngla. - Lëri dënglat! Na mbushi me dëngla. S’tunden lisat me dëngla. (fj. u.). Puna do punë, s’do dëngla. (fj. u.).
♦ Shet dëngla (dikush) bised. është mendjemadh, mburret shumë me fjalë, e paraqit veten të zgjuar, trim etj.; shet mend; shet pallavra; shet gorrica; shet pordhë vulg.
DËNGËLÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv., bised. Mbahem me të madh, shes dëngla. Dëngëlosej me të vegjlit.
Shfaq përkufizimin e plotë →DËNGËLÓSJ/E,~JA f., bised. Veprimi kur dëngëlosemi, mbajta me të madh, shitmendje. -Lëri dëngëlosjet!
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë