Fjalori
DËLLINJË

DËLLÍNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Juniperus communis) Dru a shkurre me gjethe halore gjithnjëblerta, që bën kokrravogla e të rrumbullakëta me ngjyrë zakonishtzezë, të kuqërremtë ose blu të errët dhe me erë të mirë; kokrrat e kësaj bime, që përdorenindustrinë farmaceutike, për të bërë një lloj rakie, hardhiç etj. Dru dëllinje. Kokrrat e dëllinjës. Vaj dëllinje. Raki dëllinje. Mbledh dëllinja.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa nga llojet e këtij druri a e kësaj shkurreje. Dëllinjë e bardhë (lat. Juniperus nana) dëllinjë me halëbutë. Dëllinjë e butë dëllinjë e bardhë. Dëllinjë e egër (lat. Juniperus oxicedrus) dëllinjë e ashpër, me halëfortë e shpuese. Dëllinjë kokërrmadhe (lat. Juniperus macrocarpa) dëllinjë që i bën kokrratmëdha. Dëllinjë e kuqe (lat. Juniperus oxycedrus, Juniperus rufescens) dëllinjë që i bën kokrratkuqe. Dëllinjë e zezë (lat. Juniperus communis) dëllinjë e zakonshme. Dëllinjë zvarritëse (lat. Juniperus horizontalis) dëllinjë që i shtrin degët mbi sipërfaqen e tokës.
Fle në *majëdëllinjës (dikush). E ka dëllinjë në sy (dikë) shih e ka halë në sy (dikë).


Rezultate të ngjashme

DËLLINJÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [DËLLINJÍSHT/E,~A f. sh. ~E, ~ET] Vend a korije me dëllinja. Humbi në dëllinjishtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DËLLÍNJTË (i, e) mb. 1. Që është me dëllinja, që ka plot dëllinja. Pyll i dëllinjtë.2. Që është bërë nga druri i dëllinjës ose nga kokrrat e dëllinjës, prej dëllinje. Hunj të dëlli…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.