Fjalori
DËLIRJE

DËLÍRJ/E,-A f. 1. Veprimi kur dëlir; pastrim, heqje e pluhurit, e plehrave, e baltës etj. (me fshesë, me furçë, me ujë etj.); larje me ujë e me sapun. Dëlirja e leshit (e farës). Dëlirja e ujit.
2. Krasitja, heqja e degëve a gjethevethara të një peme a të një bime. Dëlirja e pemëve.
3. fig. Çlirim nga një punë, nga një barrë a nga një detyrim; shlyerje e një faji, pastrim i ndërgjegjes.
4. fig., përçm. Shporrje, largim nga një vend.
5. euf. Tredhje e një kafshe.
Sin.: pastrim, larje, krasitje, çlirim, shporrje, largim, tredhje.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: DËLIR
DELIR

DELÍR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. mjek., psikol. Gjendje turbullie mendore kalimtare, e shoqëruar me ethe, me dehje dhe me çrregullimetjera fizike si çorientim, shqetësim dhe halucinacione; kllapi, jerm. Ra në delir. Bërtitidelir.

2. fig.Përçartje; dalldi, shastisje. Deliri i madhështisë.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.