Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DËLÍRË ndajf. Në gjendje të pastër a të pastruar, pastër; në rregull.
Shfaq përkufizimin e plotë →DËLÍRË (i, e) mb. 1. I pastër. Dhomë (shtëpi) e dëlirë. Oborr i dëlirë. Qeleshe e dëlirë. Oriz i dëlirë. Farë e dëlirë. Ujë (burim) i dëlirë. Raki e dëlirë.2. euf. Që është liruar …
Shfaq përkufizimin e plotë →DËLÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mjek. Heqje barku, diare.✱Sin.: diare, bark, spirë, purthë, përpurthë, shkulë, amel, purgë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DËLÍRËS,~E mb. 1. Që shërben për të pastruar diçka; pastrues. Bar (mjet) dëlirës. Veti (cilësi) dëlirëse.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →DËLIRËSÍ,~A f. 1. Të qenët i pastër, pa pluhur, pa plehra etj., pastërti. Dëlirësia e rrugëve. Dëlirësia e shtëpisë (e dhomës, e oborrit).2. fig. Të qenët i pastër nga shpirti, pas…
Shfaq përkufizimin e plotë →DËLIRËSÍM,~I m. Veprimi kur dëlirësoj dikë a diçka; të qenit i dëlirë. Dëlirësimi i njeriut. Dëlirësimi i shpirtit.✱Sin.: dëlirje, pastrim, larje, çlirim.
Shfaq përkufizimin e plotë →DËLIRËSÍSHT ndajf. Me dëlirësi, me pastërti shpirtërore, ndërshmërisht. I foli (e qortoi) dëlirësisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →►DËLIRËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Dëlirem.
Shfaq përkufizimin e plotë →DËLÍRËT ndajf. Në mënyrë të çlirët, jo shtrënguar. E mban dëlirët shaminë e kokës.
Shfaq përkufizimin e plotë →DËLÍRËT (i, e) mb. I dëlirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë