Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DËGJÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që është ulur në një dhomë, në një sallë etj. dhe ndjek me vëmendje atë që thuhet, që këndohet etj. Dëgjuese e rregullt.
2. Ajo që ndjek mësimet a leksionet në një shkollë, në një kurs etj., pa qenë nxënëse ose studente e rregullt; ajo që është ftuar të marrë pjesë në një mbledhje, por që nuk ka të drejtën e fjalës. Merr pjesë si dëgjuese.
DËGJÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që dëgjon dikë a diçka, ai që është ulur në një dhomë, në një sallë etj. dhe ndjek me vëmendje atë që thuhet, që këndohet etj. Dëgjues i vëmendshëm. …
Shfaq përkufizimin e plotë →DËGJUESHMËRÍ,~A f. 1. Të qenët i dëgjueshëm a i kapshëm me vesh.2. Aftësia a mundësia për të dëgjuar a për t'u dëgjuar. Dëgjueshmëri e lartë (e ulët). Zona e dëgjueshmërisë. Pragu …
Shfaq përkufizimin e plotë →DËGJÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. I kapshëm me vesh, që mund të dëgjohet; kund. i padëgjueshëm. Tingull i dëgjueshëm.2. Që dëgjon e vë në jetë këshillat ose ato që i thonë, që u bind…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë