Fjalori
DËBOHEM

DËB/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e DËBÓJ.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: DËBOJ
DËBOJ

DËB/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E detyroj dikëlargohet nga dhoma, nga shtëpia, nga vendi etj. me forcë a me të keq; e nxjerr jashtë; e përzë, e largoj; shporr. E dëboi nga shtëpia. I dëbuan nga fshati. E dëbuam armikun. - Dëboji qentë!
2. E largoj dikë me detyrim a me të keq nga një organizatë, nga një veprimtari e përbashkët etj.; e pushoj dikë nga puna, e përjashtoj nga shkolla etj., e përzë. E dëbuan nga puna (nga shkolla).
3. edhe fig. Largoj. I dëboi era retë. Dëboi një mendimlig. Dëboj mërzinë.
Sin.: përzë, largoj, ndjek, shporr, pushoj, përjashtoj, heq.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.