Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CYT (CYS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Prek dikë a diçka me dorë, ngacmoj; ngas, nuk e lë të qetë. Cyt me dorë. Cyt plagën. Cyt qenin (kalin). Cyt zjarrin.
2. E shtyj dikë për të bërë diçka, e nxit. I cyt dëshirën (kureshtjen). E cyt për të keq.
3. E ngacmoj e nuk e le të qetë dikë. Cyt me fjalë. I cyt nervat. Cytin njëri-tjetrin.
✱Sin.: cingëris, nxit, shpoj, nguc, ngacmoj, ngas, gërgas, thumboj, spicoj.
♦ Mos e cyt (mos e nga) më *tej (diçka).
CÝTËS,~E mb. 1. Që të ngacmon e s’të lë të qetë. Fjalë cytëse. 2. Që të shtyn a të nxit për të bërë diçka. Këngët e luftës kanë shërbyer si një jehonë cytëse kundër shtypjes e shfr…
Shfaq përkufizimin e plotë →CÝTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që të shtyn për të bërë diçka; ai që të nxit për të vepruar keq, ngacaman. Cytësit më këmbëngulës i prisnin zakonisht atje ku parkonin makinat. Dy cytës, …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë