Fjalori
CUPE

CÚP/E,~JA f. sh. ~E, ~ET vjet. Pisqollë me një grykë, topanxhë e vogël, dungë.

ÇUPE

ÇÚP/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Cullufe flokësh. Djalë me çupe. Mbahej në çupen e kalit.
Sin.: cullufe, çepkë, çumër.

ÇUPË

ÇÚP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vajzë derimoshën e pjekurisë, gocë. Çupë e vogël. Çupë e mirë (e zgjuar, e bukur). Çupat e fshatit. Lindi çupë. Qëndisma s’është vetëm punë çupash.
2. Fëmijë vajzë kundrejt prindit të vet, bijë. Martoi çupën. U me dy çupa. Shkoirrinte te çupa. Dy çupat e saj ishinbukura.
3. Vajzë që i ka kaluar mosha e s’është martuar. Çupë e mbetur lëneshë. Më ka mbetur çupaderë.
4. Letër bixhozi me figurën e një mbretëreshe; damë. Çupa maç (spathi). Hidhe çupën. I ra çupa. Ke tri çupadorë.
Sin.: vajzë, gocë, bijë, vashë, damë.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.