Fjalori
CUNGOHEM

CUNG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Mbetem pa gjymtyrë; gjymtohem nga njëra gjymtyrë.
2. edhe fig. Mbetem i paaftë ose pa vlera.
3. pës. e CUNGÓJ.
Sin.: gjymtohem, sakatohem.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: CUNGOJ
CUNGOJ

CUNG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I pres degët një druri e i lë trungun; e lë një pemë a një dru pa degë. Cungoj lisat.
2. I pres dikujt një gjymtyrë, ia bëj cung. I cungoj krahun (këmbën).
3. edhe fig. I heq diçkaje një pjesë dhe e bëj më të vogël, e lë mangët ose e shkurtoj; gjymtoj; sakatoj dikë a diçka duke ia ulur vlerat. Cungoj një artikull. Cungoj punën. Cungojdrejtat. Disa studiues sharlatanë cungojnë historinë tonë nga faqet më të shkëlqyeshme të saj. Cungon ritualet.
Sin.: pres, trungoj, trupoj, trupëzoj, shytoj, cungulloj, gjymtoj, sakatoj.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.