Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CUNGÁL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Dru i shkurtër, që vihet pingul mbi trarët e çatisë dhe mban përsipër qeprat; baballëk. Cungali i parë. Cungal i shëndoshë (i kalbur). Cungal pishe. Vë cungalët. Mbërthej cungalin. Thyhet cungali.
2. Shkop i shkurtër që vihet pingul në grackë për të zënë zogj; cingël.
3. vjet. Copë druri, që mprehej dhe ngulej në majën e shigjetës; majë metalike e shigjetës. Beri dhe cungali.
4. Hell i shkurtër e i trashë akulli. Cungal akulli.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë