Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CULLÁK,~E mb. 1. Lakuriq. Fëmijë cullakë. E zu çikën cullak. Kurmi masiv e cullak i femrës. Gjinjtë e mëdhenj e cullakë. Shtriu përpara duart e murrme cullake. Magar cullak.
2. I zhveshur nga gjethet. Degë cullake.
3. I zhveshur nga drurët e bimësia. Cubi fshihej në malin cullak
4. fig. I drejpërdrejtë; i hapur. Kuptimi cullak i gjërave që diskutojmë. Kjo është e vërteta cullake.
CULLÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vajzë a grua që nuk ka asnjë rrobë në trup, e zhveshur. Cullaket e bukura e seksi, eksituese.
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLAKHÁN/E,~IA f., mospërfill. Cullakëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLAKÍ,~A f. sh. ~, ~TË Cullakëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLAKÍM,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Veprimi kur cullakoj dikë ose kur cullakohem. Rrinin kokulur të turpëruara nga cullakimi yt.2. Lakuriqësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →►CULLAK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Zhvishem cullak. 2. pës. e CULLAKÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLAK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E zhvesh cullak dikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLAKÓS vep., ~A, ~UR kal. Cullakoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →►CULLAKÓS/EM jovep., ~A (u), ~ÚR 1. vetv. Cullakohem.2. pës. e CULLAKÓS.
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLAKÚAR (i, e) mb. Që është cullakuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLAKËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË Të qenët cullak; lakuriqësi. Nuk e shohim cullakërinë e tyre shpirtërore e njerëzore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë