Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CULL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Djalë i vogël; fëmijë. Cull i vogël. Gra e cullë. Mblodhi cullët. U shtroi cullëve bukën. Culli erdhi ke e ama. E ëma e cullit. U kthye te cullët e gruaja.
2. Këlysh (për kafshë). Arusha kërkon cullin. I rrëmbyen cullin.
♦ Cull e mull (me cull e me mull) krahin. i madh e i vogël, të gjithë.
ÇULL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mbulesë e trashë prej leshit të dhisë; velenxë e trashë me thekë të gjatë. Çull i vjetër. Çull me (pa) thekë. Shtroj çullin. Mbulohem me çull. Iu hedh çullin krahëve. Gjatësia e çullit të jetë tridhjetë kute.
2. Mbulesë e trashë leshi që u vihet kuajve ose mushkave për t’i mbrojtur nga shiu e nga të ftohtët; përkavë. Çulli i kalit. Mbuloje me çull mushkën. I hedh çullin. Kali i mirë duket nën çull. (fj. u.).
3. keq. Mbulesë ose rrobë shumë e papastër. U bë çarçafi çull. Çull i palarë. U bë çull u vjetrua; u ndot keq.
4. vjet. Qilim leshi me ngjyrë të zezë që shtrohet në raste vdekjesh. E shtroi odën me çull. I vuri çullin (dikujt) i solli fatkeqësi të madhe dikujt, i solli zinë.
✱Sin.: mbulesë, velenxë, përkavë, zhele, qilim.
CULL ndajf. Lakuriq. Mbeti cull.
Shfaq përkufizimin e plotë →CULL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Djalë i vogël; fëmijë. Cull i vogël. Gra e cullë. Mblodhi cullët. U shtroi cullëve bukën. Culli erdhi ke e ama. E ëma e cullit. U kthye te cullët e gruaja…
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLÁK ndajf. 1. Lakuriq. E zhveshi (e la) cullak. Mbeti cullak. Kridheshin në lumë fare cullak. 2. fig. Hapur, zbuluar; krejt. Doli moralisht cullak. Ai veprim nxirrte cullak hipo…
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Djalë ose burrë që nuk ka asnjë rrobë në trup, i zhveshur; i veshur hollë e keq.
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLÁK,~E mb. 1. Lakuriq. Fëmijë cullakë. E zu çikën cullak. Kurmi masiv e cullak i femrës. Gjinjtë e mëdhenj e cullakë. Shtriu përpara duart e murrme cullake. Magar cullak. 2. I z…
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vajzë a grua që nuk ka asnjë rrobë në trup, e zhveshur. Cullaket e bukura e seksi, eksituese.
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLAKÍ,~A f. sh. ~, ~TË Cullakëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLAKÍM,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Veprimi kur cullakoj dikë ose kur cullakohem. Rrinin kokulur të turpëruara nga cullakimi yt.2. Lakuriqësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLAK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E zhvesh cullak dikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLAKÓS vep., ~A, ~UR kal. Cullakoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLAKÚAR (i, e) mb. Që është cullakuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLAKËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË Të qenët cullak; lakuriqësi. Nuk e shohim cullakërinë e tyre shpirtërore e njerëzore.
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLÁN,~E mb. Që e ka barkun jashtë dhe të fryrë; barkmadh. Fëmijë cullan.
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi për të ngopur dhe për të fryrë barkun.
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Përparëse e lehtë grash, me ngjyrë të kuqe dhe larushe; pështjellake.
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLNÍ,~A f. 1. përmb. Gjithë fëmijët.2. Fëmijëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →►CULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Më fryhet barku.2. Bëhem e sillem si fëmijë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Fryj dhe nxjerr barkun jashtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLÚAR (i, e) mb. Që është culluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →CULLÚF/E,~JA f., kryes. sh. ~E, ~ET 1. Tufë flokësh që varen tëmthave ose mbi ballë. Me cullufe të gjata. Mbaj cullufe. Lëshoj cullufet. Pres cullufet. 2. Flokët. I tundi hareshëm …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë