Fjalori
CUKËL

CUKËL ndajf. Duke u hedhur përpjetë si gjethet kur i ngre era, cufël. Bishat e çonin cukël rrunxën e re (gjengjin motak).

CUKËL

CÚK/ËL,~LA f., kryes. sh. ~LA, ~LAT 1. Fundërrinat e leshit, të pambukut ose të mëndafshit, që mbeten si tufavogla pas shkriftimit; bishta flokësh ose leshi pas qethjes. Cukël leshi. Cukël pambuku.
2. Copë e vogël, që mbetet kur presim një rrobë ose diçka tjetër; rreckë. Top cuklash. I veshur me cukla.

ÇUKËL


Rezultate të ngjashme

CUKËLÁN,~E mb. Që i ka rënë leshi vende-vende, i rrjepur vende-vende, leshrënë. Dash cukëlan. Dhi cukëlane.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CUKËLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi për të bërë diçka në trajtë tufe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►CUKËL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III I bie leshi a qimja vende-vende; i rripet lëkura duke i rënë cukla (zakonisht për kafshët).2. pës. e CUKËLÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CUKËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E ndaj në tufa të vogla, e bëj cukla.2. E bëj copë-copë, copëtoj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►CUKËLT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR krahin., vet. v. III, pës. e CUKËLTÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CUKËLT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., krahin. Mbledh cuklat, tepricat; mbledh copat a pjesët e shpërndara andej-këtej.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CUKËLTÚAR (i, e) mb. Që është cukëltuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CUKËLÚAR (i, e) mb. Që është cukëluar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CÚK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pjesë a tufë e vogël, i shkëputur nga një e tërë; copë. Një cukë djathë. Një cukë lesh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.