Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CUC,~I m. sh. ~A, ~AT Kapuç gune.
CÚCAS ndajf. Cuc.
Shfaq përkufizimin e plotë →CUCÁT (CUCÁS) vep., ~A, ~UR jokal. Çuçurit, pëshpërit, cicëroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →CUCÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1.Veprimi kur cucat ose kur cucatet diçka, çuçuritje. Në bibliotekë mbizotëronte një cucatje e vazhdueshme mes lexuesve.2. Çuçurimë. ✱Sin.: çuçuritje, pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →CÚCAZI ndajf. Cuc. U ul cucazi për të lidhur këpucët.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÚCKË mb., krahin. Që është pjekur mirë dhe është squllur (zakonisht për dardhat), i ndulkët, i ficur. Dardha cucka. Gorrica cucka.
Shfaq përkufizimin e plotë →CUCMÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT shar. Ai që trembet lehtë, frikacak; tutës.
Shfaq përkufizimin e plotë →CUCMÁN,~E mb., shar. Që trembet lehtë; që shpreh frikë. ✱Sin.: frikacak; i frikësuar, tutës.
Shfaq përkufizimin e plotë →CUCMÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET shar. Ajo që trembet lehtë, frikacake; tutëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →CUCMÉR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dhi që dallohet nga të tjerat.
Shfaq përkufizimin e plotë →CUCNÍSHT ndajf. Vajzërisht. U vesh cucnisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →CUCÚLK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Balonë prej letre.
Shfaq përkufizimin e plotë →CUCULLÍT (CUCULLÍS) vep., ~A, ~UR kal., krahin. Ngacmoj; gërgas; cyt.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÚC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vajzë, gocë. Cucë e vogël. Çuna e cuca. Pashë një cucë fort të bukur. Cucë e mençme. Cucë stanare.
Shfaq përkufizimin e plotë →CUCËLÍQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ ET Çupë a vajzë e vogël.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÚC/ËLL,~LLA f. sh. ~LLA, ~LLAT Kapëz për foshnjat, thithë, biberon. I vë cucllën fëmijës. Thith cucllën.
Shfaq përkufizimin e plotë →CUCËNÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët cucë a vajzë; vajzëri. U mblodh cucënia.2. Koha a mosha kur dikush është cucë; vajzëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÚCËRR ndajf. Shuk; grusht; duke u strukur; kruspull. U bë cucërr.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÚC/ËRR,~RRA f. sh. ~RRA, ~RRAT Ajo që është e druajtur dhe e turpshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →CUCËRRÁK ndajf. Galiç. Rri cucërrak. Ulem cucërrak. Pritnin përjashta këmbë ose cucërrak.
Shfaq përkufizimin e plotë →CUCËRRÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që rri strukur a mbledhur kruspull; ai që ka shumë turp e droje.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë