Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CÓP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT dhe ~ËRA, ~ËRAT 1. Pjesë e diçkaje të ngurtë, që është thyer, është shkëputur ose është ndarë nga e tëra. Copë e vogël (e madhe). Një copë bukë (djathë, mish). Një copë byrek. Copë teli. Copë tulle (guri, druri). Copë predhe. Copë pasqyre. Një copë letre. Copëra metali. I këput një copë. Thyej një copë. Heq një copë. Ha një copë. Pres në copa. Ndaj në dy copa. Kush kërkon copën e madhe, humbet edhe të voglën. (fj. u.).
2. Pjesë e diçkaje në përgjithësi, pjesë e një të tëre; një pjesë kohe, jete etj. Një copë tokë. Një copë rrugë. Një copë e jetës. Një copë kohë. Një copë herë një fare kohe, ca kohë, jo gjatë. Copëra bisedash. Gjumë me copa gjumë i ndërprerë, gjumë copa-copa. E bëj rrugën me copa e bëj rrugën pjesë-pjesë, duke u ndalur kohë pas kohe, jo menjëherë. Një copë një të tërë, pa e ndarë në pjesë.
3. Pjesë e shkëputur nga një vepër letrare ose artistike. Copa këndimi. Copa letrare. Copa muzikore. Copa melodish. Copa të zgjedhura.
4. Pjesë e një stofi ose e një pëlhure, që mjafton për të qepur një veshje, stof ose pëlhurë aq sa na duhet për një veshje; stof a basmë. Copë e bukur (e shtrenjtë, e lirë). Copë për fustan (për fund). Copë pantallonash. Blej një copë. Çoj një copë për të qepur.
5. sh. ~Ë, ~ËT Një send i veçantë në numrin e sendeve të njëjta (si njësi numërimi); një send si njësi për të llogaritur normën, punën, pagesën etj. Njëqind copë libra. Dyqind copë dërrasa. Pesë copë fshatra. Punë me copë. Shpërblim (pagesë) me copë. Shiten me copë.
6. fig. mospërfill. Përdoret pranë një emri për të treguar me mospërfillje një send a një njeri të vogël e të pavlerë; përdoret zakonisht me keqardhje për një njeri që është i pafuqishëm, i dobët e fatkeq ose për t’u mëshiruar. Një copë letër. Një copë burrë. Një copë grua. Një copë nuse. Një copë mësues. Një copë plakë. Një copë fëmijë. Atë copë shtëpi.
7. Pjesë e një dege të njomë ose e një filizi të një bime, që përdoret për shumëzimin e saj; kalem. Copa ulliri. Copa për mbjellje. Shumëzim me copa. Shtoj me copa.
8. bised. Vajzë a grua e bukur. Alamet cope.
✱Sin.: dasik, blanjë, kokërr, shqimëz, kokë, cukë, rrobë1, fragment, pjesë, kalem, thelë.
♦ Bëhem copë (copë e gojë). 1. Copëtohem fare; vritem keq, plagosem rëndë, dërrmohem; bëhem fërtele; bëhem thelë e copë; bëhem thekë e degë; bëhem feta. 2. Përpiqem me të gjitha forcat, bëj ç’është e mundur për të arritur diçka; përpiqem shumë për dikë, nuk kursehem, s’lë gjë pa bërë për të; bie copë; bëhem katërsh; çaj e ndaj; çahem e ndahem; bëhem urë e gurë. Të bëhet katërqind copash! (dikush) të përpiqet sa të dojë, të lodhet e të mundohet shumë e s’ka për ta arritur diçka; copë të bëhet! U bë *thelë e copë (dikush a diçka). M’u bë zemra copë u pikëllova shumë, ndjeva një dhembje të madhe; m’u bë zemra (shpirti) plagë; m’u bë zemra shpellë; m’u copëtua (m’u thërrmua) zemra; m’u ça (m’u çor) zemra; m’u shqye zemra (shpirti). E bëri copë (copë e çikë, thërrime, copë e thërrime) (dikë a diçka). 1. E copëtoi keq, e dërrmoi; e bëri copë-copë; e bëri sallatë; e bëri feta. 2. E shpartalloi krejt, e dërrmoi; e shkatërroi, e bëri të dështojë me turp; e bëri copë-copë; e bëri petë (peta); e bëri fërtele. Ia bëj samarin copë (dikujt) përb. 1. E mund për turp, e thyej keqas. 2. E qortoj rëndë dikë; e shaj, s’i lë gjë pa thënë; ia thyej samarin. Ma bëri zemrën (shpirtin) copë (dikush) më mallëngjeu shumë e më preku thellë; ma copëtoi (ma thërrmoi) zemrën; ma çau (ma çori) zemrën; ma shqeu zemrën; ma copëtoi shpirtin. Bie copë. 1. Përpiqem me të gjitha forcat, bëj çmos, copëtohem për dikë a për diçka; bëhem copë (copë e gojë); (jepem) me mish e me shpirt (pas dikujt a pas diçkaje). 2. Robtohem e lodhem sa s’ka ku të vejë më; këputem nga lodhja e nga stërmundimi; më bie bretku; më bien (më këputen) kryqet; më bien brinjët; më bie (më këputet) kurrizi; më bien kockat; më bien krahët copë. Më ra *goja (copë). Më ranë *këmbët copë. Më ranë krahët copë punova shumë, punova gjithë ditën, u këputa së punuari, u rraskapita; kam punuar shumë gjithë jetën sa jam lodhur; m’u këputën krahët; më ranë (m’ukëputën) kryqet; më ranë duart. Copë të bëhet! 1. (dikush). Të përpiqet me të gjitha fuqitë, fare të mos e kursejë veten; të bëhet katërqind copash!; dy copash të bëhet!; pre mish e ha! 2. Të ngjasë ç’të ngjasë!, çfarëdo që të ndodhë le të ndodhë; të bëhet ç’të bëhet! Një copë bukë diçka që nuk të bën përshtypje, që e sheh pa druajtje, si diçka krejt të zakonshme. Për një copë bukë shumë lirë, thuajse falas; për një bark bukë; për një kafshatë bukë; për pesë para; kund. sa frëngu pulën. Copë e çikë (copë e gojë, copë e trokë) krejt i grisur, si mos më keq, rrecka-rrecka; çikë e thërrime. Dy copash të bëhet! (dikush) të përpiqet deri në fund, të mos lërë gjë pa bërë; copë të bëhet! Copë mishi me dy sy përçm. njeri i qullët, i paaftë dhe jo i zgjuar, që s’është i zoti të bëjë gjë; tul me dy sy; mish pa kockë. (Është) copë e arnë (dikush) është shumë i varfër, është fare i këputur, nuk ka gjë prej gjëje; s’ka ku ta kapë (ku ta zërë) qeni (dikë); (është) kripë në diell (dikush); është (ka mbetur) krunde (dikush); kund. i pjell edhe gjeli (këndesi, kaposhi, kokoshi).
COPËLÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mospërf. Ai që është veshur me rroba të grisura, i leckosur, leckaman.
Shfaq përkufizimin e plotë →COPËLÁN,~E mb., mospërf. I veshur me rroba të grisura, i leckosur, leckaman.
Shfaq përkufizimin e plotë →COPËLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Copëtim.
Shfaq përkufizimin e plotë →COPËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Copëtoj. Copëloj mishin. Copëloj dorën.
Shfaq përkufizimin e plotë →COPËTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur copëtojmë a kur copëtohet diçka, të copëtuarit. Copëtimi i gurit. Copëtimi i mineralit. Copëtimi i një vendi. 2. fig. Ndarje në pjesë e diç…
Shfaq përkufizimin e plotë →COPËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E ndaj, e thyej ose e gris diçka në shumë copa, e bëj copa-copa; e ndaj në shumë pjesë (për sende të ngurta); e bëj thela-thela a e grij imët; e z…
Shfaq përkufizimin e plotë →COPËTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Çapë me dy veshë për të copëtuar plisat.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÓPËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Copë a pjesë e vogël e një të tëre; pjesë e shkëputur nga një vepër letrare ose artistike; copë e vogël; fragment. Copëz letre. Copëz e mozaikut. Copëz e ep…
Shfaq përkufizimin e plotë →COPËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Ndarje në copa të vogla, copëtim. Copëzimi krahinor. Copëzim i plantacioneve. Copëzimi i tokave.
Shfaq përkufizimin e plotë →COPËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ndaj në shumë copa të vogla, copëtoj në pjesë të vogla. Copëzoj pronat. Copëzoj forcat. Copëzoj temën (lëndën).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë