Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇO/K,~KUI m. sh. ~QE, ~QET 1. Lloj çekani për të thyer gurë. Çoku i muratorit. Thyej me çok.
2. Trakullore e portës; gjuhëza e këmborës a e ziles, rrumb. Çoku i derës (i portës). Çoku i këmborës (i ziles). Bie çoku. U këput çoku.
3. Shtypësi i havanit. Çoku i havanit. Shtyp arrat (hudhrat, kafenë) me çok.
4. Nyjë në kyçin e eshtrave, që formon një të dalë si gungë. Çoku i dorës (i këmbës). Çoku i gishtit. Çoku i krahut maja e supit. Çoku i bërrylit maja e bërrylit. I bie me çok.
5. Sqep. Çoku i zogut. Çoku i pulës (i gjelit).
6. Gur i rrumbullakët sa një arrë a kokërr e rrumbullakët, që e përdorin fëmijët si kaqol në lojë. Çoku i arrave. Gjuaj me çok. E rroku me çok.
7. Guri i rrumbullakët pa numër në lojën e bilardos, me të cilin goditen gurët e tjerë. Çoku i bilardos. Hedh çokun. Pozicioni i çokut në tryezën e bilardos.
8. Tuni i një vegle prerëse, me të cilën godasim ose thyejmë diçka. Çoku i sëpatës. Çoku i shatit.
9. krahin. Nyjë nga e lidhura e shamisë së kokës të grave. E bëri çok shaminë në majë të kokës.
✱Sin.: çekan, trakullore, çokane, gjuhëz, rrumb, shtypës, nyjë, sqep, tun.
♦ I bie çokut (dikush) shih i bie legenit (dikush). Njëri i bie *kudhrës e tjetri çokut (çekiçit).
CÓK/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. Copë e vogël druri a guri; ashkël. Mbledh cokla. Ndez zjarrin me cokla. I lehtë si cokël. Të dy djemtë nisën të gjuajnë me cokla nëpër pyll.2. Copë e…
Shfaq përkufizimin e plotë →COKËLÍM,~I m. Ashkëlim.
Shfaq përkufizimin e plotë →COKËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Kërcitje (e dhëmbëve).2. Cokëllimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →COKËLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~ AT Zhurma kur cokëllojmë dhëmbët, cokëllim.
Shfaq përkufizimin e plotë →COKËLL/ÓJ ~ÓVA, ~ÚAR kal. kërcas, kërcëllij. Cokëlloj dhëmbët.
Shfaq përkufizimin e plotë →COKËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj copa të vogla, ashkëloj.
Shfaq përkufizimin e plotë →COKËLÚAR (i, e) mb. Që është ashkël a në disa ashkëla, i ashkëluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÓKË/RR,~RRA f. kryes. sh. ~RRA, ~RRAT Nallane druri.
Shfaq përkufizimin e plotë →COKËRRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur cokërroj diçka a dikë ose kur cokërrohem; të cokërruarit. ✱Sin.: cokje, ngacmim, cytje, shamatim, shamatosje.
Shfaq përkufizimin e plotë →COKËRR/ÓJ vep., ~ÓVA,~ÚAR kal. 1. Prek, çik. Cokërrojnë gotat. E cokërronte shpesh dërrasën gjatë lojës. 2. fig. E shqetësoj dikë me fjalë a me diçka tjetër. E cokërroi çikën. ✱Sin…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë