Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CIVILIZÚES,~E mb., libr. Që të civilizon; qytetërues. Mision civilizues. Orientim civilizues. Projektligj është civilizues. Popull civilizues, mikpritës, bujar dhe i zgjuar. Falja e gjaqeve është parë si një akt civilizues.
CIVILÍSHT ndajf., bised. Nga pikëpamja e së drejtës civile, nga ana civile. Civilisht përgjegjës. Civilisht i detyruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIVILIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Qytetërim. Civilizim evropian. Civilizim teknologjik. Civilizim njerëzor. Popullata urbane ka pasur atributin e civilizimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►CIVILIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv., libr. Qytetërohem; kuturohem dhe edukohem. Civilizohet gjithnjë e më shumë (shoqëria, zona). Civilizohen shqiptarët.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIVILIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. Qytetëroj; e bëj dikë të qytetëruar, të kulturuar dhe të edukuar. Shtypi është munduar të civilizojë e të futë kurajën në çdo qelizë të shoq…
Shfaq përkufizimin e plotë →CIVILIZÚAR (i, e) mb., libr. Që është civilizuar; i qytetëruar. Shtet ligjor i civilizuar. Kombe (vende) të civilizuara dhe demokratike. Sjellje e civilizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë