Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CIR/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. Ndërtesë a sallë zakonisht e rrumbullakët, me vende për spektatorët dhe me arenë në mes, ku jepen shfaqje shkathtësie e force nga akrobatë, zhonglerë etj. ose me kafshë të zbutura; tërësia e shfaqjeve të tilla; institucioni që merret me organizimin e këtyre shfaqjeve; trupa e artistëve që marrin pjesë në këto shfaqje; arti teatral me këta pjesëmarrës. Cirk për fëmijë. Cirk shëtitës. Biletë cirku. Arena e cirkut. Drejtuesi i cirkut. Arti i cirkut. Artist cirku. Orkestër cirku. Shfaqje cirku. Kafshë cirku. Punon në cirk. Shkoj në cirk. I pëlqen cirku.
2. gjeol. Greminë, grope e madhe e rrumbullakët dhe me shpate të pjerrëta, që është formuar nga akullnajat ose nga vullkanet; grope në trajtë unaze, krater i një lloji të veçantë në sipërfaqen e Hënës. Cirk akullnajor. Cirk hënor.
CÍRKA - CÍRKA mb. 1. Që ka shumë cirka a pikla, pikëlor, pikalosh. Pulë (zog) cirka-cirka. 2. si ndajf. Duke rënë a rrjedhur nga një pike e nga një pike, duke pikuar, duke cirkuar …
Shfaq përkufizimin e plotë →CIRKÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [CËRKÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT] Sasi fare e vogël qumështi (kur milet kafsha).
Shfaq përkufizimin e plotë →CIRKÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT [CËRKÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT] 1. Curril; rrëke.2. Mulli që bluan me një vijë të vogël uji (zakonisht në verë).
Shfaq përkufizimin e plotë →CIRKÁTI vep., ~A, ~UR (CËRKÁT) 1. kal. Cirkoj, stërpik.✱Sin.: stërpik, stërkit, stërkat, pikëloj, pikalos, pikoj, pik, cirkëloj.2. jokal., vet. v. III Bie pika-pika; rrjedh me cirk…
Shfaq përkufizimin e plotë →CIRKÁTII vep., ~A, ~UR (CËRKÁT vep., ~A, ~UR) 1. kal. Mjel edhe pikën e fundit; cirkoj. Hajde, mjaft e cërrkate atë lopë. ✱Sin.: shkrënd, cirkoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIRKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur mjelim bagëtinë me cirka. ✱Sin.: stërpikje, cirkatje, pikim.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIRK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR (CËRK/ÓJ) 1. kal. Lag a spërkat me ujë ose me një lehtë lëng tjetër; e spërkat, e stërpik. Cërkoj hardhitë me gurkali. Cirkoj me baltë. 2. kal. Mjel dhitë …
Shfaq përkufizimin e plotë →CIRKÓS vep., ~A, ~UR kal. E bëj me cirka. Cirkos dritaren. Cirkos me bojë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÍRK/Ë,~A [CËRK/Ë] f. sh. ~A, ~AT 1. Pikë e vogël uji a e ndonjë lëngu tjetër, që bie nga lart ose që ndahet nga një curril e përplaset me forcë; pikë e vogël e një lënde të squllë…
Shfaq përkufizimin e plotë →CÍRK/ËL,~LA [CËRK/ËL] f. sh. ~LA, ~LAT Cirkë e vogël, cirkë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë