Fjalori
CIPE

CÍP/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Kafshë shtëpiake ose femër që i ka sisëtvogla.

ÇIPË

ÇÍP/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Kapule grurilëmë. Mblodhi çipat. Lëmëçipa.
Sin.: kapë, kapule.

ÇIPË

ÇÍP/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Dhi curre.

CIPË

CÍP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëvore e hollëvesh diçka, lëkurë; shtresë e hollëmbulon sipërfaqen e diçkaje. Cipë e hollë. Cipa e qepës. Cipa e mollës (e pjeshkës). Cipa e kokrrave të rrushit. Cipa e vezës. Cipa e qumështit. Cipa e gjellës. Cipë akulli. Cipa e drurit. Cipa e plagës. Zë (vë) cipë. I prish (i heq) cipën. Ha me gjithë cipë.
2. anat. Lëkurë ose ind i hollë, që vesh a mbulon një organ. Cipa e brendshme. Cipa e barkut. Cipa (korja) e trurit. Cipa e qelizës. Cipa e mukozës. Cipë dhjami. Cipa e veshit. Cipa e virgjërisë. I vuri cipë syri.
3. bised. Sipërfaqja e një ujiqetë. Cipa e ujit. Cipa e liqenit (e kënetës).
4. fig., bised. Tërësia e vetive morale të një njeriundershëm, turpi e sedra që e mbajnë njeriun të mos bëjë veprimepalejueshme; tërësia e rregullave dhe e normave moraleshoqërisë, që mbrojnë nderin e saj. Njeri me cipë. Sjellje pa cipë. Ska fytyrë e cipë. Ruaj cipën. S’u mbetet cipë. Bëj diçka për cipë. Plasi cipa, doli kripa. (fj. u.). Ka cipë (nder) faqe.
5. bised. Pëlhurë e hollë pambuku; basmë. Cipë me lule. Cipë për fustan. Futë prej cipe.
6. bised. Shami koke për gra. Cipë e zezë (e bardhë). cipën. Lidh cipën.
7. fig. Diçkambulon ose që fsheh, mbulesë, perde. Mbuloj me një cipë. I hedh cipën (një ngjarjeje, veprimi etj.). Heq (gris) cipën.
8. krahin. Petë byreku ose ëmbëlsire. Byrek me dyzet cipa.
Sin.: lëvore, lëkurë, lëkurëz, zhapë, cefël, caf, membranë, lëmazë, vemesë, kore, perde, lëpe, makë, ajkë, prask, basmë, shami, petë, mbulesë, napë, pëlhurë, luspë, nder, turp, faqe, namus.
Cipë dhjami (për diçka) shumë i hollë. Cipë e kockë shih kockë e lëkurë. Cipë qepe shumë i hollë; i tejdukshëm. Ia çori cipën (dikujt) keq. ia nxori turpin; e bëri që të mos ketë cipë. Ia grisi cipën (dikujt a diçkaje) e zbuloi, e bëriduket siç është; ia nxori bojën. Hedh cipën e zezë. 1. Vishem në të zeza; bie në zi. 2. S’di ku të futem nga turpi. E hoqi cipën e zemrës (dikush) foli hapur e sinqerisht, nuk mbajti asgjëfshehtë; e hapi zemrën; s’mban (gjë)trup. Kam cipë jam njeri i ndershëm, prekem e turpërohem për gabimet e të metat e mia; jam njeri me sedër; kam (një) fytyrë; kam gjakfytyrë (faqe). E mbështjell me një cipë (diçka) përpiqem ta fsheh diçka ose të mos krijoj një farë dyshimi rreth saj. I ka plasur (i ka dalë) cipa (peta) (e ballit) (dikujt) keq. s’ka turp fare, s’do t’ia dijë për turpe, nuk skuqet, është bërë i pacipë; i ka plasur damari (i ballit); i ka plasur perdja; nuk ka perde (dikush); s’ka ujë në sy (dikush); i doli hurimajëkokës; i është bërë faqja rrogoz; i doli boja; as skuqet e as zverdhet (dikush); e ka ngrënë turpin me bukë (dikush); nuk e ka për gjë (dikush); e ka fytyrën shtatë hektarë (dikush). E vesh me cipë (dikë) e mbaj shumë mirë, i siguroj një jetesëmirë e të rehatshme, i japgjithamirat, kujdesem shumë për të; e mbajpëllëmbë (shuplakë)dorës.


Rezultate të ngjashme

CIPÉNJ-CIPÉNJ ndajf. Në cipale, fije-fije. E bëri mishin cipenj-cipenj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CIPENJÓS vep., ~A, ~UR kal. E ndaj a bëj në disa cipale diçka, e bëj fije-fije. E cipenjosi mishin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CIPENJÓS/EM jovep., ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III Ndahet në cipale, bëhet fije-fije një e tërë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CIPENJÓSJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur cipenojs ose kur cipenjoset diçka; bërja fije-fije e një të tëre (mishit etj.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

CIPENJÓSUR (i, e) mb. Që është cipenjosur; që është bërë fije-fije.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.