Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CÍPËZ,~A f. sh. ~A,~AT 1. Cipë shumë e hollë. Të veshur me atë cipëzën e florinjtë, të hollë si fleta e letrës së cigares.
2. mjek., bot. Shtresë a ind i hollë që mbulon një organ të trupit të njeriut a të bimës, membranë.Cipëz si qeskë që mbështjell organe të ndryshme.
3. Shami koke prej pëlhure të hollë. Cipëzën me oja / lëshuar mënjanë.
CIPË/ZÍ,~ZÉZË mb. Që e ka cipën të zezë, lëkurëzi, lëkurëzezë. Ujkonja cipëzezë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÍP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëvore e hollë që vesh diçka, lëkurë; shtresë e hollë që mbulon sipërfaqen e diçkaje. Cipë e hollë. Cipa e qepës. Cipa e mollës (e pjeshkës). Cipa e kokr…
Shfaq përkufizimin e plotë →CIPËDÁLË mb. 1. Që i hiqet cipa menjëherë, që i del cipa shpejt. 2. fig. Që i ka plasur cipa, i paturp, cipëplasur, i pacipë. ✱Sin.: cipëplasur, cipëngrënë, turpngrënë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIPËKÚQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që e ka lëkurën e trupit të kuqe.2. gjell. Byrek me qumësht etj., të cilit i skuqet cipa kur piqet.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIPËKÚQ,~E mb. Që e ka lëkurën ose lëvoren të kuqe,lëkurëkuq. Patate cipëkuqe. Mollë cipëkuqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIPËKÚQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që e ka lëkurën e trupit të kuqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIPËRDÁN,~E mb. Lakuriq.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIPËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Shtresim me cipa të holla.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIPËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR I vë një shtresë a cipë të hollë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIPËRÓM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shtresë e hollë resh a mjegulle.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë