Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇIP,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Skaj, qoshe; cep; bisht. Çipi i tryezës. Çipi i syrit. Çipat e mustaqeve (e buzëve). Çipi i mëngës. Çipi i arkës. Çipi i rrugës. Çipi i oborrit. Ulem (rri) në çip. Lidh çipat e shamisë. Do ta kisha gjetur në një çip të shpirtit tim.
2. Vend i largët ose i mënjanuar dhe jo shumë i rrahur, cep. Në një çip të fshatit. Në tërë çipat e botës. Në çdo çip të vendit. Fluturon nga një çip i botës në një tjetër.
3. gjeogr., bised. Rrip toke i vogël që hyn në det, kep. Çipi i Lerës.
4. Të kthyer pak përpjetë e me majë të hollë. E ka hundën çip.
✱Sin.: skaj, qoshe, cep, bisht, kep, anë, kënd.
♦ Çip më çip. 1. Në çdo anë, në çdo kënd, kudo; nga një anë në tjetrën, nga një skaj në tjetrin; cep më cep; kënd më kënd. 2. Plot e përplot; cip më cip; buzë më buzë; degë më degë. I ngriti veshët çip (dikush) shih i ngriti (i bëri) veshët bigë (dikush). Shtroj çipat zhduk mosmarrëveshjet me dikë.
CIPÁL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Spicë druri shumë e hollë, kleçkë e hollë, cifël; copëz e hollë e një sendi, fije (mishi etj.). Cipal druri. Cipal sapuni. Cipal mishi. Me këmbët si cipa…
Shfaq përkufizimin e plotë →CÍP/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Kafshë shtëpiake ose femër që i ka sisët të vogla.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIPENJÓS vep., ~A, ~UR kal. E ndaj a bëj në disa cipale diçka, e bëj fije-fije. E cipenjosi mishin.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÍPJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Kokërr arre a bajameje me lëvozhgë të hollë që çahet lehtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIPLLÁK,~E mb. 1. Lakuriq.2. si ndajf. Pa rroba, zhveshur; cipricullak.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIPÓ/LL,~I m. sh. ~J, ~JTË kopsht. Kungull lëkurëhollë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIPÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Gushëkuq.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÍPTAS ndajf. Ciptazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÍPTAZI ndajf. Përciptas, përciptazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÍPU/LL,~LLII m. sh. ~J, ~JT etnogr. Vel i hollë në kokë të nuses; duvak.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÍPU/LL,~LLIII m. sh. ~J, ~JT Fik që bën kokrra të mëdha e në ngjyrë të kuqërreme, të cilave u pëlcet lëkura kur piqen.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÍPURA,~T f. vet. sh. Bërsi (rrushi, ullinjsh etj.). Cipura rrushi. Cipura ulliri.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÍP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëvore e hollë që vesh diçka, lëkurë; shtresë e hollë që mbulon sipërfaqen e diçkaje. Cipë e hollë. Cipa e qepës. Cipa e mollës (e pjeshkës). Cipa e kokr…
Shfaq përkufizimin e plotë →CIPËDÁLË mb. 1. Që i hiqet cipa menjëherë, që i del cipa shpejt. 2. fig. Që i ka plasur cipa, i paturp, cipëplasur, i pacipë. ✱Sin.: cipëplasur, cipëngrënë, turpngrënë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIPËKÚQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që e ka lëkurën e trupit të kuqe.2. gjell. Byrek me qumësht etj., të cilit i skuqet cipa kur piqet.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIPËKÚQ,~E mb. Që e ka lëkurën ose lëvoren të kuqe,lëkurëkuq. Patate cipëkuqe. Mollë cipëkuqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIPËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Shtresim me cipa të holla.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIPËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR I vë një shtresë a cipë të hollë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÍPËZ,~A f. sh. ~A,~AT 1. Cipë shumë e hollë. Të veshur me atë cipëzën e florinjtë, të hollë si fleta e letrës së cigares.2. mjek., bot. Shtresë a ind i hollë që mbulon një organ t…
Shfaq përkufizimin e plotë →CIPË/ZÍ,~ZÉZË mb. Që e ka cipën të zezë, lëkurëzi, lëkurëzezë. Ujkonja cipëzezë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë