Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CINGARÍDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Dhjamë a copë dhjami i skuqur fort, që mbetet në fund të enës pasi tretet; zhigël. Cingaridhe derri (dashi, lope). Çorbë me cingaridhe.
2. Pemë a frutë e pjekur shumë dhe e rreshkur në degë.
✱Sin.: zhigël, drudhëz, rreshkë, rrekë.
♦ U bë cingaridhe (dikush) krahin. u dobësua shumë, u tha fare, u tret; u bë kockë e lëkurë; u bë cironkë; u bë çengel; u bë kërrabë.
CINGÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Zile a këmborë e vogël, që u varet në qafë bagëtive. Gjuhëza e cingares. Zëri i cingares. I vari një cingare. ✱Sin.: cingëlimë, cingëliqe. ♦ Më mbeti ci…
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGARÉPS vep., ~A, ~UR kal., gjell. Skuq a fërgoj diçka në tigan fort sa bëhet kërce; e bëj cingaridhe dhjamin.
Shfaq përkufizimin e plotë →►CINGARÉPS/EM jovep., ~ (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III, gjell. Skuqet diçka fort derisa bëhet kërce; bëhet cingaridhe. 2. pës. e CINGARÉPS.
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGARÉPSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET gjell. Të cingarisurit e diçkaje (të dhjamit etj.)
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGARÉPSUR (i, e) mb. Që është cingarepsur, i cingarisur.
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGARÍS vep., ~A, ~UR kal. Fërgoj mishin a dhjamin etj. derisa të skuqet fort e të thahet; Cingaris dhjamin e derrit. Cingaris qepët.✱Sin.: skuq, stërkuq, fërgoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →►CINGARÍS/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III Fërgohet diçka në zjarr derisa të skuqet fort e të thahet; skuqet. ✱Sin.: skuqet, stërkuqet, fërgohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGARÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur cingaris ose cingariset diçka (dhjami, qepët etj.). ✱Sin.: skuqje, stërkuqje, fërgim.
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGARÍSUR (i, e) mb. Që është i cingarisur, që është cingarisur, që është fërguar fort; i skuqur (për mishin, vezët etj.).✱Sin.: i skuqur, i stërkuqur, i fërguar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë