Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CINGËR/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Nxjerr një zë të hollë, të zgjatur dhe si të çjerrë; kuis, pingëroj (për kafshët e insektet); qan me zë të hollë e vajtues; ulërin. Cingëron qeni. Cingërojnë zogjtë. Cingëron gjarpri. Cingërojnë minjtë. Cingëron fëmija.
2. fig. Ankohem për diçka, qahem.
3. Ndiej një tingull të hollë e të zgjatur në vesh, më ushtojnë a më kumbojnë veshët.
✱Sin.: kuit, pingëron, qan, qahem.
CINGË́R,~A f. sh. ~A, ~AT Cingëremë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRÉM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zile a këmborë e vogël që u varet bagëtive kecave në qafë. ✱Sin.: cingare, cingër, cingërlaqe, cingëz, lingë, lingëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRÍ,~A f., bised. Grindje për çikërrima, ngacmim i njëri-tjetrit me fjalë. Zunë (hapën) cingërínë. U ndez cingëría.
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRÍM,~II m. 1. Veprimi a ndikimi që shkakton të ftohtit në trupin tonë. 2. Cingërimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRÍM,~III m. 1. Veprimi kur cingëron dikush (kafshët, shpendët e insektet, një njeri). Cingërime zogjsh. Dëgjoja vetëm cinëgrimet e trumcakve.
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRÍM/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Të ftohtë i madh e i thatë, acar; ngrica e dimrit. Cingërima e dimrit. Ditë me cingërimë. Në mes të cingërimës. 2. vet. sh. Dridhje e trupit nga të…
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRÍM/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Zë i hollë, i zgjatur dhe si i çjerrë; ulërima e një kafshe, Cingërima e qenit. Cingërima e gjinkallave. 2. Zhurmë e lehtë, e hollë që bëjnë sende…
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. E ngacmoj dikë me dorë ose e shpoj me diçka që ta mërzit; lëndoj. Cingëris plagën. Cingëris gomarin. Cingëris me dorë. Cingëris me shkop. 2. Trazoj u…
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRJÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT keq. Ai që ngacmon të tjerët; që grindet për gjëra të vogla.
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRJÁR,~E mb., keq. Që ngacmon të tjerët; që grindet për gjëra të vogla, gërnjar, grindavec. Djalë cingërjar. Vajzë cingërjare. ✱Sin.: gërnjar, grindavec, zevzek.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë