Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CINGËRÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. E ngacmoj dikë me dorë ose e shpoj me diçka që ta mërzit; lëndoj. Cingëris plagën. Cingëris gomarin. Cingëris me dorë. Cingëris me shkop.
2. Trazoj urët ose prushin që të ndizet zjarri më mirë, shkrep zjarrin. Cingëris zjarrin (prushin).
3. fig. Ngacmoj me fjalë dikë për ta shqetësuar ose për ta zemëruar, cyt, e bëj dikë të acarohet. I cingërisi nervat.
✱Sin.: cyt, cys, ngacmoj, ngas, shpoj, shkrep, trazoj, thumboj, shpoj, cuk, gërgas.
CINGË́R,~A f. sh. ~A, ~AT Cingëremë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRÉM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zile a këmborë e vogël që u varet bagëtive kecave në qafë. ✱Sin.: cingare, cingër, cingërlaqe, cingëz, lingë, lingëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRÍ,~A f., bised. Grindje për çikërrima, ngacmim i njëri-tjetrit me fjalë. Zunë (hapën) cingërínë. U ndez cingëría.
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRÍM,~II m. 1. Veprimi a ndikimi që shkakton të ftohtit në trupin tonë. 2. Cingërimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRÍM,~III m. 1. Veprimi kur cingëron dikush (kafshët, shpendët e insektet, një njeri). Cingërime zogjsh. Dëgjoja vetëm cinëgrimet e trumcakve.
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRÍMTË (i, e) mb. Shumë i ftohtë; i acartë (për ujin, ajrin, motin etj.). Mot i cingërimtë. Ajër i cingërimtë. Qiell i cingërimtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRÍM/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Të ftohtë i madh e i thatë, acar; ngrica e dimrit. Cingërima e dimrit. Ditë me cingërimë. Në mes të cingërimës. 2. vet. sh. Dridhje e trupit nga të…
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRÍM/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Zë i hollë, i zgjatur dhe si i çjerrë; ulërima e një kafshe, Cingërima e qenit. Cingërima e gjinkallave. 2. Zhurmë e lehtë, e hollë që bëjnë sende…
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. E ngacmoj dikë me dorë ose e shpoj me diçka që ta mërzit; lëndoj. Cingëris plagën. Cingëris gomarin. Cingëris me dorë. Cingëris me shkop. 2. Trazoj u…
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur cingëris dikë a diçka ose kur cingërisem.2. Diçka që të ngacmon a të shpon. ✱Sin.: cytje, ngacmim, ngasje, shpim, shkrepje, trazim, cuk…
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRÍSUR (i, e) mb. Që është cingërisur, i shqetësuar nga ngacmimet e një tjetri a të diçkaje; i acaruar (për nervat). Me nerva të cingërisura.✱Sin.: i acaruar, i ngacmuar, i zem…
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRJÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT keq. Ai që ngacmon të tjerët; që grindet për gjëra të vogla.
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRJÁR,~E mb., keq. Që ngacmon të tjerët; që grindet për gjëra të vogla, gërnjar, grindavec. Djalë cingërjar. Vajzë cingërjare. ✱Sin.: gërnjar, grindavec, zevzek.
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRJÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET keq. Ajo që ngacmon të tjerët; që grindet për gjëra të vogla.
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRLÁQ/E,~JA f. sh. ~A, ~AT Zile e vogël.
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËR/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Kam shumë të ftohtë, mërdhij shumë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËR/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Nxjerr një zë të hollë, të zgjatur dhe si të çjerrë; kuis, pingëroj (për kafshët e insektet); qan me zë të hollë e vajtues; ulërin. Cingëron …
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRÚAR (i, e) mb. 1. I cingërimtë. 2. Që ka ngrirë nga të ftohtët, që dridhet nga të ftohtët.
Shfaq përkufizimin e plotë →CINGËRÚES,~E mb. 1. Që të shqetëson me zërin e tij të çjerrë e të zgjatur (për zërat dhe tingujt). Zë cingërues. 2. fig. Që ankohet e qahet vazhdimisht, qaraman.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë