Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CIMBÍDH vep., ~A, ~UR kal. 1. Pickoj me dorë. E cimbidhi në krah.
2. Këput me dorë pak nga pak prej një lakrori a një ushqimi. Cimbidh bukën. Cimbidh lakrorin. Cimbidh mishin.
3. Shkul a heq qimet me piskatore. Cimbidh vetullat.
4. jokal., vet. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore) Sëmbon, ther. Më cimbidh në shpatull.
✱Sin.: pickoj, shkul, ther, sëmbon.
CIMBÍDH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mashë për zjarr. 2. Lloj dare e vogël dhe me buzë të gjera. 3. Karficë për të mbajtur flokët të mbledhur. Mbledh flokët me cimbidh. 4. Piskatore. 5. Gë…
Shfaq përkufizimin e plotë →CIMBÍDH vep., ~A, ~UR kal. 1. Pickoj me dorë. E cimbidhi në krah. 2. Këput me dorë pak nga pak prej një lakrori a një ushqimi. Cimbidh bukën. Cimbidh lakrorin. Cimbidh mishin.3. Sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →CIMBÍDH/E,~A f. sh. ~E, ~ET Gërshërëz e çatisë; brez druri që vihet mbi mur.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIMBÍDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur cimbidh dikë a diçka ose kur cimbidhem. 2. Shpim, sëmbim.✱Sin.: pickim, shkulje, therje, sëmbim.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIMBÍDHUR (i, e) mb. 1. Që i janë këputur disa copa të vogla, i ngrënë vende-vende nga pak (zakonisht për ushqimet); që i është hequr diçka me cimbidh. Lakror i cimbidhur. Vetulla …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë