Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CIKLÍK,~E mb., libr. 1. Që përsëritet rregullisht sipas një radhe të caktuar brenda një kohe të caktuar; rrethor. Zhvillim ciklik. Lëvizje ciklike. Përsëritje ciklike. Ndryshime ciklike. Krizat ciklike. Organizimi ciklik i prodhimit. Grafik ciklik. Metoda ciklike. Në mënyrë ciklike.
2. let. Që përbën një të tërë të lidhur nga po ajo temë a nga po ai subjekt (për veprat artistike). Vepër muzikore ciklike. Suite ciklike vallesh.
3. kim. Që ka ndërtim unazor, që i ka atomet të vendosura në trajtë unazore. Përbërje ciklike. Grupi i elementeve ciklike.
✱Sin.: periodik, i herëpashershëm, përsëritës, rrethor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë