Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇÍK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Copë e vogël që këputet ose që del kur thyhet, copëtohet a grihet diçka; grimë. Çika buke (mishi). Çika letre. Çika balte.
2. Një sasi fare e vogël nga diçka, një pakicë, fare pak; një grimë. Ha një çikë bukë. Piu një çikë ujë. Do edhe një çikë kripë. Mblodhi (mori) vetëm ca çika. Ia dha edhe ato çika që kishte. I tha ato çika që dimë. Asnjë çikë aspak; fare. Çikë e nga një çikë pak nga pak.
3. Pjesë kohe shumë e shkurtër. Një çikë here. Pas një çike. Prit një çikë. Për një çikë për pak, gati sa, për një fije, pothuaj. - Prit një çikë! prit pak!
4. Pikë e vogël uji që bie nga çatia. Çikat e shiut. Pikojnë çikat.
5. Vendi në çati ku pikon shiu; buza e çatisë jashtë murit ku gjerbon; strehë; gjerbë. Çikat e shtëpisë. Çika e mullirit. Zë çikat. Hyj (futem) nën çikë.
6. Pikë a pullë shumë e vogël me ngjyrë tjetër në një sipërfaqe, në trup ose në lëkurë; njollë e vogël. Çika të zeza (të hirta). Çikat e fytyrës. Gjarpër me çika. I ka rrobat me çika. E bëj me çika e stërpik.
7. Pika e syrit; lulëz. Çika e syrit. Nuk i duket çika.
8. Shkëndijë, xixë. Çika zjarri. Çikat e urorit. Lëshon çika.
9. zool. Xixëllonjë. Çikat e natës. Dolën çikat.
10. fig. Pjesa më e zgjedhur dhe më e mirë e diçkaje, balli, lulja. Çika e trimërisë.
11. si mb., fig. Që është shumë i mirë, që i ka të rrallë shokët. Atë çikë vëlla. Atë çikë djalë.
12. vet. sh., krahin. Degë të vogla e copa të thata druri që përdoren për të ndezur zjarrin, shkarpa. Mbledh çika. Na sill ca çika. E ndez zjarrin me çika.
13. si mb., fig., mospërf. Përdoret pranë një emri për të treguar se diçka është e vogël, e parëndësishme. Ajo çikë letërsie. Atë çikë grua që kishte.
✱Sin.: grimë, pikë, strehë, gjerbë, njollë, pullë, lulëz, shkëndijë, xixë, xixëllonjë, shkarpa, balli, lulja.
♦ E bëri *copë (copë e çikë, thërrime, copë e thërrime) (dikë a diçka). *Burrë me çika. *Copë e çikë (copë e gojë, copë e trokë). Çikë e thërrime shih copë e çikë (copë e gojë, copë e trokë). I doli çika (diçkaje) krahin. Shih doli në shesh (diçka). Jep çikë (dikush a diçka) nis të dalë, duket; zë e shfaqet, buthton; përshenjet. I dha çikë (dikujt) e shtyu, e nxiti për diçka, e shpoi; i ngjalli një dëshirë të fortë për diçka; e bëri të shqetësohet për diçka; i futi (i shtiu) mizat; ia ngriti mendjen; i futi (i shtiu) xixat. Çikën e pikën gjithçka, çdo gjë. Pa çikë e pa nishan pa lënë asnjë gjurmë, pa nam e pa nishan. I lëshojnë (i nxjerrin) sytë çika (*shkëndija, xixa) (dikujt).
CIK,~KUI m. sh. ~QE, ~QET 1. Buza a ana e sipërme e një ene ose të diçkaje tjetër, buza. Cik me cik buzë me buzë, plot.
2. fig. Koha a periudha kur diçka ka arritur zhvillim të plotë, gjendja kur diçka është në kulmin e vet, vlugu. Ciku i dimrit (i verës). Në cik të vapës. Në cik të rinisë. Në cik të pemëve.
✱Sin.: buzë, vlug, valë.
ÇIKI vep., ~A, ~UR kal. 1. Prek lehtë; takoj, cek. Çik krahun. Çik flokët. E çiku në sup. Sa e çika me gisht. E çiku padashur.
2. fig. Përmend ose trajtoj shkurt diçka, cek. Çik një çështje.
3. Ngacmoj me fjalë dikë. E çikën fëmijët.
4. jokal. Prek a takon lehtë në diçka. Çiku në tokë. Çiku në fund të detit.
✱Sin.: cek, takoj, ngacmoj, prek.
CÍK/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Grimë, cifël; pikël. Cikël guri (qelqi). Cikël uji. Cikël balte. Cikël akulli. Çorape me cikla.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÍK/ËL,~LI m. sh. ~LE, ~LET 1. Varg i plotë dukurish ose shndërrimesh, që kryhen brenda një kohe të caktuar dhe përsëriten rregullisht sipas po asaj radhe; periudha e kohës, në të …
Shfaq përkufizimin e plotë →CIKËLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Stërpikje me ujë, me baltë etj.2. Ciflosje, ashkëlim.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÍK/ËLL,~LLA f. sh. ~LLA, ~LLAT zool. Zog i murrët afërsisht sa një sorrë; cikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIKËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur cikëlloj ose kur cikëllohet diçka, prashitje.✱Sin.: mihje, përmihje, çapitje, çapim, capim.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIKËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Lag lehtë përsipër duke i hedhur pikla uji a të një lëngu tjetër.2. Ndot me pika balte ose me diçkaje tjetër, stërpik, spërkat. 3. Ashkëloj, ciflo…
Shfaq përkufizimin e plotë →CÍK/ËM,~MA f. sh. ~MA, ~MAT Acar; ngricë; ciknë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIK/ËRR,~RRA f. sh. ~RRA, ~RRAT Gjë e vogël, çikërr.
Shfaq përkufizimin e plotë →CIKËTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur cikëtoj ose kur cikëtohet diçka (kosi, djathi).
Shfaq përkufizimin e plotë →CIKËT/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Lëshon hirrë, çikërron, kullon. Cikëton kosi (djathi i njomë).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë