Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CEREMONÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Veprime kremtuese a përkujtimore që kryhen me rastin e një ngjarjeje të shënuar shoqërore, në përvjetorë të rëndësishëm etj. Ceremoni zyrtare (solemne, përkujtimore, fetare). Ceremonia e hapjes (e mbylljes). Ceremonia e martesës (e vdekjes). Ceremonia e dhënies së çmimeve (e ndarjes së diplomave, e nënshkrimit të marrëveshjes). Me ceremoni. Bëj ceremoninë. Zhvillohet një ceremoni. Marr pjesë në një ceremoni.
2. kryes. sh. ~RA, ~RAT bised. Mënyrë e përpunuar dhe e stërholluar e sjelljes, që shoqërohet me etiketë të tepruar. Pa (shumë) ceremonira. Sillet (e priti) me ceremonira. Bën ceremonira.
✱Sin.: kremtim, festë, rit, shart.
CEREMONIÁL,~I m., përmb., libr. Tërësia e veprimeve ceremionale sipas një rendi të caktuar; libri i ceremonive. Ceremonial i caktuar. Ceremonial diplomatik. Ceremoniali i dasmës. R…
Shfaq përkufizimin e plotë →CEREMONIÁL,~E mb. 1. Që ka të bëjë me ceremoninë, i ceremonisë; që bëhet me ceremoni; kremtor. Mbledhje ceremoniale. Parakalim ceremonial. Pranim ceremonial. Hapje (mbyllje) ceremo…
Shfaq përkufizimin e plotë →CEREMONIÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Ai që merr pjesë bashkë me të tjerët në një ceremoni.
Shfaq përkufizimin e plotë →CEREMONIÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. Ajo që merr pjesë bashkë me të tjerët në një ceremoni.
Shfaq përkufizimin e plotë →CEREMONÍSHËM (i), ~ME (e) mb., libr. Ceremonial.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë