Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CÉPA - CÉPA ndajf. Plot me cepa; gjithë cepa. Rruga kalonte nëpër një terren cepa-cepa.
Shfaq përkufizimin e plotë →CEPAGJÉRË mb. Me cepa të gjerë (për një gur etj.).
Shfaq përkufizimin e plotë →CEPÁLLK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Lëpusha e misrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →CEPAMPRÉHTË mb. Me cepa të mprehtë (për një gur etj.).
Shfaq përkufizimin e plotë →CEPARÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Cepi i një are, i një livadhi; cep i vogël toke; fundajë. Punojnë edhe ceparakët.2. Copë e shkurtër druri, që vihet anëve të çatisë për të mbajtur mahi…
Shfaq përkufizimin e plotë →CEPARÁKTHI ndajf. Duke bashkuar kryq cepat e përkundërt; kryqas. Vë (lidh) ceparakthi.
Shfaq përkufizimin e plotë →CEPATÁR,~E mb. Që është me kënde a me cepa.
Shfaq përkufizimin e plotë →CEPATÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Dërrasë ose raft i vogël në trajtë trekëndëshi, që vihet në një kënd të murit të dhomës.
Shfaq përkufizimin e plotë →CEPATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Dru i shkurtër në cep të çatisë, që mban mahinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÉPAZI ndajf. Duke lëvizur nga njëri cep te tjetri, cep me cep, kudo. I lëvizin gurët cepazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë