Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CEP,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa e fundit me majë e një këndi; vendi ku bashkohen dy vija a dy faqe të një sendi. Cep i ngushtë. Cepi i tryezës. Cepi i dhomës. Cepat e shamisë. Cepi i jorganit. Cepi i jakës. Cepat e shallit. Cepi i rrugës. Cepi i arës (i oborrit). Cepi i syrit. Cepat e mustaqeve. Cepat e gotës (e buzëve). Ýll me pesë cepa. Gur me cepa. Ulem në cep. Rri në një cep. Vë në cep. Lidh cepat. Po me shtrove cepin e gunës, të shtroj gunën të tërë. (fj. u.).
2. Vend i largët ose i mënjanuar dhe jo shumë i rrahur. Cep i largët. Cep kufitar. Cepi më verior (më jugor). Në një cep të atdheut. Në cep të fshatit. Në çdo cep të botës.
3. fig. Pjesë anësore a jokryesore e diçkaje, skaj. Në një cep të mendjes. Në një cep të zemrës.
4. gjeom. Këndi i një figure gjeometrike a i një trupi gjeometrik.
✱Sin.: kënd, qoshe, majë, çep, thep, çip, cip, kep, sqep, qenar, çeke, çekth, rrëzë, skaj, skutë.
♦ I bën cepa (dikujt) përpiqet t’ia hedhë tjetrit, e mashtron; i krijon pengesa e vështirësi; i nxjerr bishta. Cep më cep në çdo anë, në çdo kënd, kudo; nga një anë në tjetrën, nga një skaj në tjetrin; anekënd; qoshe më qoshe; skaj më skaj; kënd më kënd. E ka kokën me cepa (dikush) është shumë kokëfortë, nuk gdhendet kollaj, është kokëshkëmb; e ka kokën me gunga; e ka kokën gur; e ka kokën me gdhe. E lanë një cep (diçka) e braktisi; nuk merret hë për hë me diçka; e la mënjanë; hoqi dorë (prej diçkaje). E mori me cep (diçka) e keqkuptoi, e mori për së mbrapshti (fjalën); e mori me të përpjekur; nuk e mirëpriti diçka. E ka marrë për cep (dikë) e ka marrë inat sa nuk do t’ia shohë sytë; e mori për ters. E mbaj në cep të krahut (diçka) e dua shumë; e mbroj e kujdesem për të veçanërisht, se nuk gjej tjetër; e mbaj si ujët e pakët; e kam me kimet. Rri në një cep tërhiqem, nuk përzihem; mbyllem në vetvete e shoh punën time; hiqem mënjanë. Ma zuri cepi i veshit (diçka) mora vesh pak, ma zuri paksa veshi diku; dëgjova rastësisht.
ÇEP,~II m. sh. ~A, ~AT 1. CepI. Çepi i shamisë. Çepi i arës. Çepi i shtëpisë. Çepi i krahut. Në të katër çepat. Në çdo çep të Shqipërisë. Ky çep i lënë shërben për të realizuar lidhjen e filizit të ri.
2. Lëfyt i vogël në një enë për të derdhur nga pak ujin ose një lëng tjetër. Çepi i ibrikut (i çajnikut, i musllukut). Çepi i fuçisë së verës. Çepi i kroit ulluku i vogël i një burimi. Pi nga çepi. - Nëpër cilin çep uji rrjedh më shpejt?
3. krahin. Sqep. I bie me çep. E kap me çep.
4. krahin. Organ seksual i djemve kur janë të vegjël. - Mos e prek çepin!
✱Sin.: cep, lëfyt, ulluk, sqep.
CEPAGJÉRË mb. Me cepa të gjerë (për një gur etj.).
Shfaq përkufizimin e plotë →CEPÁLLK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Lëpusha e misrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →CEPAMPRÉHTË mb. Me cepa të mprehtë (për një gur etj.).
Shfaq përkufizimin e plotë →CEPARÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Cepi i një are, i një livadhi; cep i vogël toke; fundajë. Punojnë edhe ceparakët.2. Copë e shkurtër druri, që vihet anëve të çatisë për të mbajtur mahi…
Shfaq përkufizimin e plotë →CEPARÁKTHI ndajf. Duke bashkuar kryq cepat e përkundërt; kryqas. Vë (lidh) ceparakthi.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÉPAS ndajf. Cepazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →CEPATÁR,~E mb. Që është me kënde a me cepa.
Shfaq përkufizimin e plotë →CEPATÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Dërrasë ose raft i vogël në trajtë trekëndëshi, që vihet në një kënd të murit të dhomës.
Shfaq përkufizimin e plotë →CEPATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Dru i shkurtër në cep të çatisë, që mban mahinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÉPAZI ndajf. Duke lëvizur nga njëri cep te tjetri, cep me cep, kudo. I lëvizin gurët cepazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë