Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CENTRIFÚG,~E mb., spec. Qendërikës; kund. centripetal. Forcë centrifuge. Pompë centrifuge.
CENTRIFUGÁL,~E mb., spec. Centrifug; kund. centripetal. Lëvizje centrifugale. Prirje centrifugale.
Shfaq përkufizimin e plotë →CENTRIFUGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET spec. Veprimi kur centrifugoj ose kur centrifugohet diçka; përpunim me centrifugë. Centrifugimi i mjaltit. Centrifugimi i vajit. Centrifugimi i rrobav…
Shfaq përkufizimin e plotë →CENTRIFÚG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT tek. Aparat që përdoret për të ndarë mekanikisht një lëndë ose për të hequr ujin nga një send a nga një përzierje me anë të rrotullimeve të fuqishme. …
Shfaq përkufizimin e plotë →CENTRÍK,~E mb. Qendror, themelor, qenësor. Ky është këndej e bota është andej, e qetë me ritëm të rregullt, me sistemin e vet centrik të krijuar fort e mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CENTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET tek. edhe sport. Veprimi kur centroj ose kur centrohet diçka. Centrimi i notës. Centrimi i topit. Del nga centrimi. I prish centrimin.
Shfaq përkufizimin e plotë →CENTRIPÉT,~E mb., spec. Qendërsynues; kund. centrifugal. Drejtim centripet. Lëvizje centripete.
Shfaq përkufizimin e plotë →CENTRÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pasues i centrizmit; anëtar i një partie centriste ose i një grupi centrist.
Shfaq përkufizimin e plotë →CENTRÍST,~E mb. Që ka të bëjë me centrizmin, që ndjek ose që përkrah centrizmin; që bën pjesë në një grup ose parti, e cila ndjek politikën e centrizmit. Qëndrim centrist. Pikëpamj…
Shfaq përkufizimin e plotë →CENTRÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pasuese e centrizmit; anëtare e një partie centriste ose e një grupi centrist.
Shfaq përkufizimin e plotë →CENTRÍZ/ËM,~MI m., libr. Qëndrim politik në mes majtizmit dhe djathtizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë