Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CELEBRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. zyrt. Regjistrim i martesës në zyrën e gjendjes civile. Bëj celebrimin. E zvarriste celebrimin nga dita në ditë. Përpara (pas) celebrimit. Celebrimi zyrtar i martesës. Kryetari lexoi aktin e celebrimit.
2. fig. Përkujtim dhe festim i një date a një ngjarjeje të shënuar; shenjtërim i një sistemi, i një dukurie a prirje sociale. Zgjedhjet janë celebrim i demokracisë. Celebrimi i kësaj dite të shënuar. Celebrimi i fjalës së lirë.
►CELEBR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR zyrt., pës. e CELEBRÓJ. Celebrohej përvjetori i ditëlindjes. U celebrua nga Fan Noli. Fundi ynë fizik celebrohet nga të tjerët.
Shfaq përkufizimin e plotë →CELEBR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. zyrt. Bëj veprimet zyrtare të martesës në zyrën e gjendjes civile. Celebroj martesën. 2. fig. Përkujtoj dhe festoj një datë a një ngjarje të shën…
Shfaq përkufizimin e plotë →CELEBRÚAR (i, e) mb. 1. Që është celebruar. Kurorë e celebruar. Ngjarje e celebruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →CELEBRÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që celebron; ai që kryen një shërbesë fetare. Celebruesi e tha meshën e madhe. Petkat e celebruesve që harmonizoheshin me veshjen e vashave arbresh…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë