Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CEKTËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët i cekët, të qenët jo i thellë; kund. thellësi. Cektësia e vaut. Cektësia e detit.
2. Vend i cekët, cekëtinë. Ngeci në cektësi. Doli në cektësi.
3. fig. Të qenët i përciptë, të qenët i sipërfaqshëm, mungesa e thellësisë së mendimit. Cektësi mendimi (gjykimi). Cektësi në punë. Mendon me cektësi. E trajtoi me cektësi.
✱Sin.: cekëtinë, papjekuri, mendjelehtësi.
CEKTËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Cektësi; cekim.
Shfaq përkufizimin e plotë →CEKTËSÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Cekëtinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►CEKTËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III 1. Bëhet më i cekët. Cektësohet lumi (liqeni, deti).2. fig. Bëhet me i përciptë, më i sipërfaqshëm, humbet thellësinë e mendim…
Shfaq përkufizimin e plotë →CEKTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Cekoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →CEKTËSÚAR (i, e) mb. Që është cektësuar; i cekuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë