Fjalori
CEKJE

CÉKJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Cekim, të cekurit. Cekja e duarve.
2. fig. Prekja e një çështjeje. Cekja e një çështjeje. Cekja e problemit.
Sin.: çikje, cekim, çekje, përmendje, prekje.

ÇEKJE

ÇÉKJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çek diçka ose kur çekem. Çekja e një çështjeje.
Sin.: prekje, çikje, cekje.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: CEK
CEK

CEK vep., ~A, ~UR kal. 1. Prek një send lehtë, cik. I ceku dorën.
2. fig. Prek diçka (një çështje, një problem etj., pa e trajtuar gjerësisht); flas kalimthi për të, zë në gojë. Cek një çështje. Cekbisedë. Cek shkurt. Po e nis nga pika e funditcekët ju.
Sin.: prek, cik, çik, cekoj, takoj, fshik, çek, përmend.

CEK

CEK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Mizë e madhe fluturakegjatë pranverës e verës pickon gjedhin dhe i thith gjakun.

ÇEK

ÇÉ/K,~KUI m. sh. ~QE, ~QET fin. Urdhërpagesë me të cilën dikush ka të drejtëtërheqë nga banka ose nga arka një shumëcaktuar parash. Çek bankar (postar). Çek i bardhë çek i paplotësuar. Titullari i çekut. Librezë (bllok) çeqesh. Lëshoj (pres) një çek. Nënshkruaj çekun. Për të marrë paratë e një çekuvjen nga jashtë. Çek i lëshuar nga banka jonë.

ÇEK

ÇEK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. 1. Çep, skaj. Çeku i shamisë. Çeku i arës. Çeku i shkëmbit. Çeku i kërrabës. Çek më çek.
2. Ana me majëmprehtë e një vegle; tehu. Çeku i kazmës. Çeku i shatit. E quku me çek.
Sin.: çep, skaj, teh, qoshk.

ÇEK

ÇEK,~UIII m. Ushqimi i bariut që e merr me vete. Mori çekun me vete. Ish lodhur nga buka e qepa e përditshme e çekut.

ÇEK

ÇEK,~UIV m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Saxicola rubicola) Zog këngëtar i klasës së harabelave me pendët e krahëvengjyrë kafe dhe ato të gjoksit më të çelëta. Çeku kokëzi. Çeku i shkurreve. Çeku gushëkuq.

ÇEK

ÇEK,~E mb. lidhet me Çekinë ose me çekët, që është karakteristik për Çekinë e për çekët, që i përket Çekisë ose i çekëve. Toka çeke. Populli çek. Gjuha çeke. Valle (muzikë) çeke. Presidenti çek pret zhvillimerëndësishme.

ÇEK

ÇEK,~UV m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendës i Çekisë ose ai që është me prejardhje nga Çekia. Biletat për çekët. Çekët ishin veshur me të kuqe e blu në stadium.

ÇEK

ÇEK vep., ~A, ~UR kal. Prek, çik. Çek me dorë. Çek lehtë. Camaj i çek këto çështje. - A e çeku me ndonjë fjalë marrëdhënien tënde me të? Duke e çekur këtë problem.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.