Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CÉK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Cekëtinë. Cekë lumi. Anë e cekë anekënd, vend e trevë. Gjej (kaloj) cekën. Dal në cekë. Ngeci në cekë. Nxjerr (lundrën) në cekë.
2. Kutizë; arkë e vogël.
3. edhe fig. Pjesa më e mirë e diçkaje, pjesa më e zgjedhur, balli. Ceka e tokës. Ceka e miellit. Ceka e dhenve. Cekë gjelle. Ceka e qumështit ajka.
4. fig. Qëllim, pikësynim. Qit cekën vendos të bëj diçka, ia vë vetes si qëllim të bëj diçka, kam ndër mend të bëj diçka. E qiti cekën plaka për t’u kacafytur me nipin. Të dy dashnorët qesin ceken të dorëzohen pa kushte.
♦ Dal në cekë shih dal në va. Ia gjeti cekën (dikujt) shih ia gjeti shtegun (dikujt). Ngec në cekë (dikush) s’është i zoti, nuk kapërcen dot edhe një vështirësi të vogël. Noton në cekë (dikush) i duket çdo gjë e mundshme, fluturon kot; e ndien veten shumë të sigurt.
CEK vep., ~A, ~UR kal. 1. Prek një send lehtë, cik. I ceku dorën.
2. fig. Prek diçka (një çështje, një problem etj., pa e trajtuar gjerësisht); flas kalimthi për të, zë në gojë. Cek një çështje. Cek në bisedë. Cek shkurt. Po e nis nga pika e fundit që cekët ju.
✱Sin.: prek, cik, çik, cekoj, takoj, fshik, çek, përmend.
ÇÉ/K,~KUI m. sh. ~QE, ~QET fin. Urdhërpagesë me të cilën dikush ka të drejtë të tërheqë nga banka ose nga arka një shumë të caktuar parash. Çek bankar (postar). Çek i bardhë çek i paplotësuar. Titullari i çekut. Librezë (bllok) çeqesh. Lëshoj (pres) një çek. Nënshkruaj çekun. Për të marrë paratë e një çeku që vjen nga jashtë. Çek i lëshuar nga banka jonë.
►CÉK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Prek a pickoj lehtë veten.2. vetv., vet. v. III Takohet paksa, çiket me dikë.3. pës. e CEK2. Cekej shpesh ajo ngjarje. Cekeshin lehtë me njëra-…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë