Fjalori
CECE

CECÉ,~JA f. sh. ~, ~ zool. Mizë e vendeve të Afrikës, e cila me pickimin e saj shkakton sëmundjen e gjumit te njerëzit ose helmimin e kafshëve.

ÇEÇE

ÇÉÇ/E,~JA f., bised. 1. Përshesh i zbutur ose ushqim tjetër si qull, që bëhet zakonisht për fëmijët e vegjël; papare. Çeçja e djalit. Çeçe me qumësht.
2. Përshesh me bukë e me djathë, i ngjeshur si top. Bëj çeçe. I jap çeçe. Ha çeçen. I hedh çeçen vjet. i bën magji.
Sin.: përshesh, papare, bukëvale.
E bëri çeçe. 1. (dikë a diçka) shih e bëri përshesh (dikë a diçka). 2. (dikë) shih e bëri leckë (dikë).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.