Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CAKTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përcaktojmë a vendosim për dikë a diçka; të caktuarit; përcaktim. Caktimi i çmimeve. Caktimi i datës. Caktimi i vendeve. Caktimi i detyrave (i normave, i urdhërave). Caktimi i përgjegjësit.
2. bised. Masë e caktuar; afat i caktuar, cak, kufi. I dhanë leje pa caktim.
3. drejt., vjet. Vendim; nen i një ligji, i një rregulloreje etj. Caktim i dënimeve për disa veprave penale. Shtrëmbërimi i të drejtës dokësore shkaktoi ngatërresë në caktime fajesh. Caktimi i menjëhershëm i taksave.
✱Sin.: përcaktim, vendosje, lënie, lidhje, shënim, shortim, emërim, veçim, cak, kufi, vendim, nen.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë