Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►ÇÁ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv., vet. v. III Ndahet në copa për së gjati, merr plasa të thella, ndahet më dysh, hapet. U çanë muret. Çahet thellë (tejpërtej). Ishte mbushur plot, sa mend çahej. Toka do të çahet e tëra. Mali i Ullinjve do të çahet në mes. Rrjedhje e gjakut nga enët që çahen.
2. vetv. Pritem a çirrem thellë me një send të mprehtë ose me majë. U ça me brisk. Iu çanë këmbët nëpër gurë.
3. vetv. Më plasaritet thellë lëkura. Iu ça buza nga të ftohtët. Iu çanë duart nga gëlqerja.
4. fig., bised., vetv. Bëj një veprim me të gjitha fuqitë e me vrull sa më bën të lodhem, të mekem a të mos mundem më. U ça duke ngrënë. U ça duke punuar. Qeni u ça së lehuri.
5. fig., vetv. Më shfaqet një ndjenjë në mënyrë të theksuar; pëlcas, plas. Çahet nga gazi. Çahet nga inati. Zemrat e nënave më dysh u çanë.
6. vetv. Hapen retë; hapet moti, fillon të kthjellohet. Menjëherë çahet reja e ndrin një copë e hënës. U ça nga lindja.
7. fig., vetv. Përparohet me përpjekje, duke kapërcyer ose mënjanuar pengesa e vështirësi. Mund të çahet në tregjet e huaja me shumë vështirësi. Nuk mund të çahet rrethi vicioz i ekonomisë joformale.
8. bised., vetv. Përçahem. U çanë shoku me shokun. U ça fshati.
7. pës. e ÇAJ 1-5. U çanë rrugë e kanale. U ça rrethimi. Lisi çahet me pyka. (fj. u.).
✱Sin.: ndahet, hapet, pritem, çirrem, plasaritet, pëlcas, plas, përçahem.
♦ M’u ça *hunda. M’u ça (m’u hap) *koka. Çahem nën *lëkurë. Çahem e ndahem përpiqem me ç’të mundem për të arritur diçka; bëhem copë; bëhem katërsh; bëj çmos; bëj njërën. U çanë *qiejt. M’u ça *zemra (për dikë).
CAHÉRË ndajf., bised. Ndajnatëherë, ndaj të ngrysur. Arritën caherë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë