Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CÁC/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Motër.
CÁC/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT bot. Lulesalep, çoçe, kopadhe, sheretkë.
►CACÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Cacem. Cacatej në oborr, duke u mbajtur pas murit. 2. pës. e CACÁT.✱Sin.: mëkëmbem, përkëmbem, cacitem, cazitem.
Shfaq përkufizimin e plotë →CACÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Cacje. ✱Sin.: mëkëmbje, përkëmbje,cacatem, cacitje, cazitje.
Shfaq përkufizimin e plotë →CACÁTUR (i, e) mb. Që është cacatur.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÁCA pasth. U thuhet fëmijëve kur i mësojmë të ecin së pari, për t’u krijuar reflekset e ecjes. Hajde, caca, caca. Ec, caca, djali i nanës.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÁCAS ndajf. Cacazi. Ecte cacas. Merre djalin cacas.
Shfaq përkufizimin e plotë →CÁCAZI ndajf. Ngadalë e me kujdes për të mos u rrëzuar. Ecte cacazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë