Fjalori
CËRRE

CË́RR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. Mëllënja e bardhë, cirlë.

ÇERRË

ÇÉRRË (i) mb. është tredhur (për demin); i çjerrë.
Sin.: i tredhur, i çjerrë.

ÇËRRE

ÇËRR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Turdus merula) Mëllenjë. Si çërrja pjekurtavë. Puplat e çërres.

CËRRË

CË́RR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Çikë, pikë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: CËRR
CËRR

CËRR,~E mb. I hirtë.

CËRR

CËRR,~I m. sh. ~E, ~ET zool. Zog i vogël i pulës.

ÇERR

ÇERR,~I m. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Troglodytes troglodytes) Cinxami, ferrak. Tufë çerrash. I vogël sa një çerr. Ha si çerr ha shumë pak.
2. Zog i vogël pule.
3. fig. Fëmijë fare i vogël. M’i përzë ata çerrat përjashta.
4. Më i vogli ose më i riu në një detyrë, skuadër etj. Ti duhetjesh çerri i zyrës. Nuk dualuaj me ata çerrat.
Sin.: cinxami, ferrak, çoçër, çakerr, çekth.


Rezultate të ngjashme

CËRRÉL,~I m. sh. ~E, ~ET Curril. Cërrel uji.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CËRR,~I m. sh. ~E, ~ET zool. Zog i vogël i pulës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CËRRÁK,~U m. sh. Ë, ~ËT zool. Cërr.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CËRRÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Vijë e vogël uji, që ndahet me vete nga një lumë a nga një përrua; rremë uji.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CËRRFÁT vep., ~A, ~UR kal. Shkrep urët e zjarrit. Cërrfat zjarrin për të ngrohur kasollen.Sin.: cingëris, trazoj, anagas.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CËRRFÓS vep., ~A, ~UR kal. Cërrfat.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CËRRÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Dru në të cilin varet një varg me duhan ose me kallinj misri, me qepë etj. për t’u tharë. 2. Varg duhani etj. që varet për t’u tharë. Cërrik duhani. Cër…

Shfaq përkufizimin e plotë →

CËRRÍL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. Mëllenjë e bardhë, mullibardhë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CËRRKÁT vep., ~A, ~UR jokal., vet. v. III Këndon bulkthi. - Sa shumë cërrkatën sonte cërrkaçët!

Shfaq përkufizimin e plotë →

CËRRKÁÇ,~II m. sh. ~Ë, ~ËT Cërran.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CËRRKÁÇ,~III m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Bulkthi. Nuk pushuan cërrkaçët gjithë natën.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CËRRLÍ/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET Curril.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CËRRLÍS vep., ~A, ~UR kal. E bëj me jargë; e ndyj me jargë. Cërrlis shpesh lodrën e tij të preferuar. Sin.: përjarg, jargos, jargavit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CË́RRL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Purthë, lëbarke.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CËRR/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Rrjedh si curril (për ujët) Cërron uji. Cërron çezma. Pikat e gjakut cërronin gjer në tokë si curril.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CËRRÚAR (i, e) mb. Që është cërruar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CËRRÚK vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëj dikë që të rrudhet; e bëj të mblidhet kruspull, kruspulloj.Sin.: rrëgjoj, struk, trys.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CËRRÚQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Faqore rakie.

Shfaq përkufizimin e plotë →

CË́RR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Çikë, pikë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.