Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇERR,~I m. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Troglodytes troglodytes) Cinxami, ferrak. Tufë çerrash. I vogël sa një çerr. Ha si çerr ha shumë pak.
2. Zog i vogël pule.
3. fig. Fëmijë fare i vogël. M’i përzë ata çerrat përjashta.
4. Më i vogli ose më i riu në një detyrë, skuadër etj. Ti duhet të jesh çerri i zyrës. Nuk dua të luaj me ata çerrat.
✱Sin.: cinxami, ferrak, çoçër, çakerr, çekth.
CËRRÁK,~U m. sh. Ë, ~ËT zool. Cërr.
Shfaq përkufizimin e plotë →CËRRÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Vijë e vogël uji, që ndahet me vete nga një lumë a nga një përrua; rremë uji.
Shfaq përkufizimin e plotë →CË́RR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. Mëllënja e bardhë, cirlë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CËRRÉL,~I m. sh. ~E, ~ET Curril. Cërrel uji.
Shfaq përkufizimin e plotë →CËRRFÁT vep., ~A, ~UR kal. Shkrep urët e zjarrit. Cërrfat zjarrin për të ngrohur kasollen.✱Sin.: cingëris, trazoj, anagas.
Shfaq përkufizimin e plotë →CËRRFÓS vep., ~A, ~UR kal. Cërrfat.
Shfaq përkufizimin e plotë →CËRRÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Dru në të cilin varet një varg me duhan ose me kallinj misri, me qepë etj. për t’u tharë. 2. Varg duhani etj. që varet për t’u tharë. Cërrik duhani. Cër…
Shfaq përkufizimin e plotë →CËRRÍL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. Mëllenjë e bardhë, mullibardhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →CËRRKÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zëri i bulkthit.
Shfaq përkufizimin e plotë →CËRRKÁT vep., ~A, ~UR jokal., vet. v. III Këndon bulkthi. - Sa shumë cërrkatën sonte cërrkaçët!
Shfaq përkufizimin e plotë →CËRRKÁÇ,~II m. sh. ~Ë, ~ËT Cërran.
Shfaq përkufizimin e plotë →CËRRKÁÇ,~III m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Bulkthi. Nuk pushuan cërrkaçët gjithë natën.
Shfaq përkufizimin e plotë →CËRRLÍ/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET Curril.
Shfaq përkufizimin e plotë →CËRRLÍS vep., ~A, ~UR kal. E bëj me jargë; e ndyj me jargë. Cërrlis shpesh lodrën e tij të preferuar. ✱Sin.: përjarg, jargos, jargavit.
Shfaq përkufizimin e plotë →CË́RRL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Purthë, lëbarke.
Shfaq përkufizimin e plotë →CËRR/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Rrjedh si curril (për ujët) Cërron uji. Cërron çezma. Pikat e gjakut cërronin gjer në tokë si curril.
Shfaq përkufizimin e plotë →CËRRÚAR (i, e) mb. Që është cërruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →CËRRÚK vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëj dikë që të rrudhet; e bëj të mblidhet kruspull, kruspulloj.✱Sin.: rrëgjoj, struk, trys.
Shfaq përkufizimin e plotë →CËRRÚQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Faqore rakie.
Shfaq përkufizimin e plotë →CË́RR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Çikë, pikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë