Fjalori
CËRITJE

CËRÍTJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Zëri gumëzhitës a thumbues i disa kandrave fluturuese; çdo zhurmëngjason me këtë. Gumëzhit kodra nga cëritjet e karkalecave. Cëritjet e gjinkallave vijnë nga qielli. Dëgjoheshin cëritjet e qerreve. Kur iu afruan gjolit, dëgjuan cëritjet e ngjalave.
2. Zhurmë si ajo e yndyrës kur nxehettigan ose si ajo e currilit të ujit; cërcëritje.

CËRITJE

CËRÍTJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur cërit dikë ose kur cëritem.
2. fig. folurit keqdashës për të ngacmuar dikë. Ata hidhnin ndonjë cëritje si të deshnin ta shtonin zabullimën e vapës.
Sin.: thumbim, ngucje, pikëllim, përvëlim.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: CËRIT
CËRIT

CËRÍTI vep., ~A, ~UR kal. 1. Djeg vajin (gjalpin etj.) në tigan; skuq diçkatigan. Cërit vajin. Cërit gjalpin.
2. jokal., vet. v. III Cërcëret. Cërit tigani (yndyra).
3. jokal., vet. v. III Bën një zhurmëlehtë kur bie uji si currili. Jashtë strehët e haurit cërijnë.
Sin.: shkrij, cërcëret.

CËRIT

CËRÍTII vep., ~A, ~UR kal. 1. Thumboj; ngacmoj, nguc. Cërit mushkën (gomarin).
2. fig. I shkaktoj dikujt një dhembje therëse; e pikëlloj. I cërit zemrën,
3. jokal., fig., vet. v. III bënndiej një dhembje therëse, me ngjall një ndjenjëmprehtë shqetësimi e trishtimi. I cërit zemra. Me cëritzemër (në shpirt).
Sin.: shpoj, ngacmoj, thumboj, ngas, pikëlloj, përvëloj, djeg.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.