Fjalori
CËKE

CËK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Gyp i hollë prej metali a prej druri, që vihettapën e shishes për të hedhur a për të thithur me të lëngjet pak e nga pak.
2. Shishe e vogël, zakonisht shpatuke, që është pajisur me një tapë me gyp të tillë.
3. Stërlagës.

ÇEKE

ÇEK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Çekisë ose ajoështë me prejardhje nga Çekia. Biletat për çeket. Çeket ishin veshur me të kuqe e blu në stadium.

ÇEKE

ÇÉK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Çeku. Çekja e murit. Çekja e syrit. Në çekerrugës (të arës). Çekja e sëpatës.

CEKE

CÉK/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET Enë e cekët; xhezve e vogël sa një filxhan kafeje.

CEKE

CÉK/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET Mbërtheckë me sustë (për xhupa, doreza etj.). I bleva ceket për fundin e ri.

CEKË

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.