Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BYTHËPRÁPË ndajf., bised. 1. Praptas, së prapthi. Eci bythëprapë. Bythëprapë gjokun e ka kthye. (folk.). - Mos ec bythëprapë se rrëzohesh!
2. Përmbys. Kthej bythëprapë. Po kthehet bota bythëprapë. E ktheu shkëmbin bythëprapë.
3. Praptas, në shpinë. Bie bythëprapë.
4. Në anën e kundërt. Bythëprapë djali qenka kthye, / Drynin derës ia ka vënë. (folk.).
5. Me fytyrë nga bishti, së prapi. Mos i hip kalit bythëprapë. (fj. u.).
6. fig. Mbrapsht, në drejtim të gabuar a të kundërt. U prin punëve bythëprapë. Rapsodi thotë se bota ka ndërruar dhe gjithçka ec bythëprapë.
BYTHËPALÁRË mb., bised. 1. shar. I pistë, i ndyrë, që s’e mban as veten të pastër.2. tall. Që është ende në pelena e s’ka hyrë në radhën e burrave.3. Që s’ka asnjë vlerë e dinjitet…
Shfaq përkufizimin e plotë →BYTHËPAMBÚK,~E mb., bised. 1. Që është mësuar rehat dhe sʼi ka njohur vështirësitë, që nuk ka vuajtur në jetë; qullash. Djalë bythëpambuk. Nuk të mbaron punë, është bythëpambuk.2. …
Shfaq përkufizimin e plotë →BYTHËPLÁSUR mb., bised. 1. Shumë i shëndoshë.2. Moskokëçarës, që nuk shqetësohet fare për dikë a për diçka e nuk tregon asnjë kujdes, që nuk çan kokën.3. si em. m. e f. Sipas kupti…
Shfaq përkufizimin e plotë →BYTHËPRÁP vep., ~A, ~UR bised., kal. Bythëpraps, zmbraps, zbyth.
Shfaq përkufizimin e plotë →BYTHËPRÁPA ndajf., bised. Bythëpraptazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BYTHËPRÁP/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Bythëprapsem.2. pës. e BYTHËPRÁP.
Shfaq përkufizimin e plotë →BYTHËPRÁPJ/E,~A f., bised. Veprimi kur bythëprap dikë a kur bythëprapem; zbythje, zmbrapsje.
Shfaq përkufizimin e plotë →BYTHËPRÁPS (BYTHAPRÁPS) vep., ~A, ~UR bised., kal. E shtrëngoj dikë të tërhiqet praptas, zmbraps; kthej mbrapsht.✱Sin.: spraps, zmbraps, prapoj, prapësoj, zbyth, rrëbyth, shpërbyth…
Shfaq përkufizimin e plotë →BYTHËPÚL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Carlina acaulis) Bimë shumëvjeçare e viseve alpine të Europës Jugore me gjethe gjembake e me lule të bardha si argjendi, me petla rreth një…
Shfaq përkufizimin e plotë →BYTHËPÚL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mjek. Urdhje, shpërgëti. I ka dalë një bythëpulë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë