Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BYTHËMÁDH,~E mb., bised. 1. Që i ka bythët të mëdha, bythëtrashë; shumë i shëndoshë. Njeri bythëmadh e trupshkurtër.
2. fig. I pangopur, që ha e s’ngopet kurrë; grykës, llupës.
3. fig. Dembel, përtac, që pret të dalë miza nga qypi.
4. fig. Që e kërkon çdo gjë për vete, që nuk mendon për të tjerët, bythëdugët, egoist.
5. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. - Na mërziti ajo bythëmadhja!
BYTHËMBRÁPSHT ndajf., bised. Bythëpërpjetë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BYTHËMÚT,~E mb., shar. 1. I papastër, i palarë, i fëlliqur, i bërë gjer në brez.2. Pa dinjitet; që nuk ka asnjë vlerë.3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BYTHËMËKRÁHAS,~I m. sh. ~, ~IT Njeri i pavendosur, njeri pa qendër. Bythëmëkrahasit ashtu janë mësuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →BYTHËMËKRÝE ndajf., arb. 1. Me bythë përpjetë.2. fig. Pa mend; pa e menduar gjatë. E bën një punë bythëmëkrye.
Shfaq përkufizimin e plotë →BYTHËMËNGJ/ËR,~RI m. sh. ~ËR, ~RIT tall. Zemërak, inatçor, që zemërohet shpejt e mban inat.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë