Fjalori
BYMYER

BYMÝER (i, e) mb. 1. fiz. është zmadhuar, që ka rritur vëllimin nga nxehtësia, nga lagështia etj. pa e ndryshuar natyrën e vet; i fryrë (për një trup); kund. i tkurrur. Trup i bymyer. Ajër i bymyer. Ujë i bymyer.
2. është mbushur a është ënjtur (për fytyrën, duart etj.); i kërcyer. Me duar të bymyera. Me gishtërinj bymyer. Fytyrë e bymyer.
3. I fryrë, i mbushur bregbreg. Lumë (përrua) i bymyer.
Sin.: i zmadhuar, i rritur, i ënjtur, i mbushur, i kërcyer.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: BYMEJ
BYMEJ

BYM/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER fiz., kal. Zmadhoj a rrit vëllimin e një trupi me anënxehtësisë, të lagështisë etj. pa i ndryshuar natyrën, e fryj; kund. tkurr. Bymej një trup. Nxehtësia bymen (trupat). Bymejnë e thërrmojnë shkëmbinjtë.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.